TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dita e Kushtetutës, qytetarët kritikojnë politikanët për shkelje dhe kërkojnë ndëshkim përmes votës

by teve1
5 muaj ago
0
A A
Dita e Kushtetutës, qytetarët kritikojnë politikanët për shkelje dhe kërkojnë ndëshkim përmes votës

Në Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, qytetarët kanë shprehur perceptimet e tyre mbi respektimin e aktit më të lartë juridik në vend.

Shumica e të intervistuarve treguan shqetësim për, siç thonë ata, shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës nga ana e politikës.

Qytetari Osman Vitia theksoi shqetësimin e tij lidhur me respektimin e Kushtetutës.

“Kushtetuta është akti më i lartë juridik i një vendi dhe atë duhet ta respektojnë të gjitha partitë politike, çdo qytetar. Sa i përket se kush e ka shkelë më së shumti, gjërat janë të qarta, ne i kemi parë në Kuvend se sa herë është shkelë brenda vitit, brenda viteve të fundit, kur deputetët kanë marrë iniciativë që t’iu drejtohen organeve më të larta të drejtësisë kushtetuese dhe e dimë qartë se kjo qeveri ka bërë shkeljet më të mëdha kushtetuese.”,deklaroi Vitia.

Sipas shumicës së qytetarëve të anketuar shkelësi më I madh I Kushtetutës së Republikës së Kosovës është partia më e madhe ne vend ,Vetëvendosja.

“Vetëvendosja. 100% Vetëvendosja.”,u shpreh Salihu.

Sabri Rexha, theksoi se problemi qëndron te mungesa e vullnetit për ta respektuar Kushtetutën, duke shtuar se ata që më parë kanë qenë kundër saj, sot e shfrytëzojnë sipas interesave të tyre.

“Po e shkelin, sidomos ata të cilët me kohë kanë qenë kundër Kushtetutës, me kohë kanë bë protesta, nuk e pranojnë Ahtisarin, s’e pranojnë Kushtetutën. Tash e shfrytëzojnë Kushtetutën, por kuptohet kur s’e ke me vullnet, me dëshirë, atëherë normalisht që e shkelin…Po dihet, normalisht Vetëvendosja e shkel. Ato e ka thënë Kurti, ai që e shkel Kushtetutën është superkriminel.”-tha Rexha.

Por, një tjetër qytetar, Rexhep Rafuna u shpreh se shkeljet nuk janë të kufizuara vetëm te një subjekt i vetëm politik, por janë dukuri e përgjithshme.

“Të gjithë e kanë shkelur Kushtetutën dhe kanë punuar më shumë për interesat e veta sesa për të mirën e qytetarëve,.”,u shpreh Rafuna.

Në anën tjetër, disa qytetarë theksuan se përgjegjësia për ndëshkimin e politikanëve bie mbi vetë qytetarët.

Sipas tyre, mënyra më e drejtë për t’i dënuar shkeljet është përmes votës në zgjedhje.

“Mos me ua dhënë votën atyre që nuk e respektojnë Kushtetutën,” ishte një nga qëndrimet e përsëritura.

“Dënimi është vota e popullit. Populli nuk flet, populli e dënon çdo parti politike. Vetëm populli mund t’i dënojë, se këta ligjin po e bëjnë qysh po duan vetë. Qysh po i konvenon, ashtu po e bëjnë.”,tregoi Krasniqi.

Megjithatë, ka edhe të tillë që e vënë në dyshim vetë përmbajtjen e Kushtetutës, Azem Doda tha se ajo ka të meta dhe nuk i përgjigjet plotësisht realitetit të vendit.

” Kushtetuta në fakt nuk është e përshtatshme. Kushtetuta ka të meta…Ka të meta sepse nuk është marrë ajo formula që i përshtatet këtij vendi. Nuk i ka dhënë përkrahje shumicës. Është shkelur 90-përqindshi, është shkelur në fillim, për atë është vështirë me gjetë formulën.”,tha Doda.

Në përgjithësi, mesazhi kryesor i qytetarëve në këtë ditë simbolike ishte i qartë: respektimi i Kushtetutës është themelor për funksionimin e shtetit, ndërsa përgjegjësia për ndryshim mbetet si te institucionet, ashtu edhe te vetë qytetarët përmes vendimmarrjes së tyre në zgjedhje./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën