TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata Kushtetuese hap dyert, vizitohet edhe nga studentë ndërkombëtarë

by teve1
3 orë ago
0
A A
Gjykata Kushtetuese hap dyert, vizitohet edhe nga studentë ndërkombëtarë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Nexhmi Rexhepi ka pritur sot studentë vendor e ndërkombëtarë në ditën kur gjykata hapi dyert për vizitë me rastin e Ditës së Kushtetutës.

Dyert e gjykatës kanë qenë të hapura nga ora 10:00 deri në 14:00.

Grupi i fundit i vizitorëve ishte një grup studentësh ndërkombëtarë nga Universiteti i Umeas të Suedisë.

Gjatë takimit me ta, Rexhepi duke bërë një dallim mes gjykatave në Kosovë dhe Suedi tha se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është e themeluar si një gjykatë me juridiksion të veçantë për të qenë interpretuesi përfundimtar i Kushtetutës.

“Besoj se Gjykata jonë është me juridiksion të veçantë. Ju nuk keni një të tillë në Suedi. Kontrolli autoritar që ndodh në Suedi është kontrolli gjyqësor që zhvillohet në Suedi, është më tepër i natyrës së shpërndarë dhe kryhet nga gjykata të ndryshme të juridiksionit administrativ ose juridiksionit të përgjithshëm. Ndërsa, gjykata jonë, sipas Kushtetutës, është themeluar si një gjykatë me juridiksion të veçantë, me mandatin për të qenë interpretuesi përfundimtar i Kushtetutës sonë si dhe për të siguruar përputhshmërinë e legjislacionit me Kushtetutën tonë”, tha Rexhepi.

Një pyetje interesante që u bë nga një student ishte për çështjen e dekretit të ish-presidentes Vjosa Osmanit për shpërbërjen e Kuvendit, të cilin e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

Rexhepi tha se ajo ishte një çështje interpretimi nga perspektiva politike, e cila nuk i takon gjykatës dhe gjykata interpretoi aspektet procedurale dhe afatet kushtetuese që duhet të përfundojë procedura për zgjedhjen e presidentit.

“Sepse tani mediat do ta trajtojnë këtë çështje. Është një çështje interpretimi nga perspektiva politike dhe kjo nuk na takon neve. Por gjykata u pyet për një akt specifik që në atë kohë ishte nxjerrë nga presidenti, si një dekret presidencial dhe në thelb, bazuar në argumente, gjykata interpretoi aspektet procedurale dhe afatet në Kushtetutë brenda të cilave duhet të zhvillohet dhe të përfundojë procedura për zgjedhjen e presidentit. Kjo ishte nga perspektiva jonë, ndërsa pjesa tjetër është një çështje që nuk e dimë. Është një proces politik që duhet të zhvillohet dhe të përfundojë në një procedurë të rregulluar kushtetutshmërisht”, tha Rexhepi.

Ndërsa, studenti Oskan Bohlin nga Suedia tha për KosovaPress se arsyeja pse vendosën ta vizitojnë pikërisht Kosovën në këtë ditë është se është një vend interesant dhe ndodhet në një rajon interesant politikisht në Ballkanin Perëndimor.

“Gjykata Kushtetuese është një pjesë shumë e rëndësishme në mbrojtjen e Kushtetutës së një vendi, ajo është themelore për mënyrën se si funksionon demokracia në përgjithësi. Duke qenë se ishte dita e gjykatës së hapur, e ndiem si detyrim të vinim sot këtu. Kosova është një vend jashtëzakonisht interesant për t’u vizituar. Ndodhet në një rajon shumë interesant politikisht në Ballkan. Gjithashtu dallon shumë nga mënyra se si funksionojnë vendet skandinave dhe ato të Evropës Qendrore. Dhe ende nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, të paktën tani për tani. Prandaj, është një vend shumë interesant për të mësuar më shumë”, tha Bohlin.

Nesër më 9 prill shënohet Dita e Kushtetutës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri, drejtësi do të vazhdojë

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri, drejtësi do të vazhdojë

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën