Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se kërkesa e tyre ka qenë që rezoluta për mbrojtjen e viktimave të luftës të jetë pika e parë e rendit të ditës, por sipas saj, kjo është penguar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Çitaku ka theksuar se çështja nuk ka qenë politike për partinë e saj.
“Kujtesa nuk është vetëm e kaluara, kujtesa është identitet, kujtesa është themeli mbi të cilin ndërtohen institucionet dhe shteti. Pati një rezistencë për mua të paarsyeshme dhe të pashpjegueshme nga anëtarët e Vetëvendosjes. PDK e ka bërë të qartë që marrëveshjet ndërkombëtare i voton; këto s’janë marrëveshje të një partie”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e ka quajtur veprim për keqardhje kundërshtimin e Vetëvendosjes që rezoluta të mos trajtohet si pika e parë e rendit të ditës, duke shtuar se edhe pse renditja është teknike, ajo përfaqëson simbolikisht vullnetin e të gjithëve.







