TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kuvendi do të mbajë seancë të premten

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të premten në seancën e radhës plenare.

Në rend të ditës për shqyrtim do të jetë një sërë pikash, mes tyre edhe rezoluta e PDK-së për “mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999”, pas pasaktësive të ekspozitës së Shkëlzen Gashit.

Megjithatë, për renditjen e kësaj pike sërish nuk pati pajtueshmëri mes grupeve parlamentare në Kryesi.

Kësisoj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se nuk pati dakordim për miratimin e rendit të ditës, megjithatë, në bazë të rregullores, i takon asaj përgjegjësia për caktimin e rendit të ditës së seancës së premtes.

Haxhiu nënvizoi nevojën që Kuvendi duhet të jetë efikas në miratimin e ligjeve, duke u bazuar në afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit deri më 28 prill.

“Nuk pati një dakordim për rendin e ditës të seancës së premtes. Si kryetare e Kuvendit kam përgjegjësinë të propozoj rendin e ditës për seancën plenare. Unë propozova që kjo të mbahet më 10 prill në orën 10:00. Për shkak të rrethanave që jemi si Kuvend dhe afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, mendoj se edhe Kuvendi duhet të jetë efikas dhe t’i adresojë përgjegjësitë që i ka para vetes… Rezoluta e përmendur më herët a të jetë pikë e parë e rendit të ditës apo pikë e fundit të rendit të ditës. Për shkak se nuk pati dakordim për këtë çështje, nuk arriti që rendi i ditës të miratohet në Kryesi”, tha ajo.

Dallimet në Kryesi për çështjen e rezolutës së PDK-së i përmendi edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, megjithatë ajo tha se kjo çështje nuk është shumë relevante.

Duke folur për rezolutën e PDK-së, ajo tha se LVV-ja i ka deleguar dy deputetë për të harmonizuar tekstin e rezolutës.

“Të gjitha janë projektligje me interes për qytetarët, andaj e kemi të rëndësishme që këto projektligje t’i votojmë në Kuvend në lexim të parë, në mënyrë që të jetë koha e mjaftueshme prej 15 ditëve për shqyrtim të dytë para datës 28 prill. Unë besoj se tashmë pres që të arrihet një pajtueshmëri dhe këto projektligje të jenë pjesë e diskutimit dhe trajtimit. Sa i përket rezolutës së propozuar nga ana e PDK-së, ne që në ditën e parë kur kemi pasur këtë propozim kemi qenë të gatshëm të kontribuojmë në një tekst të rezolutës që në radhë të parë i bën nder Kuvendit dhe paraqet një unitet të plotë të partive shqiptare në Kosovë dhe komuniteteve jo serbe… Kërkojmë që të kemi një rezolutë të dakorduar nga të gjitha grupet. Nuk kemi asnjë problem me një rezolutë që do të adresonte gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë”, tha ajo.

Në anën tjetër, nënkryetarja e Kuvendit nga PDK-ja, Vlora Çitaku, insistoi se rezoluta e propozuar nga ta duhet të jetë si pikë e parë e rendit të ditës.

Sipas saj, rezistenca e LVV-së për të shmangur këtë pikë është e pashpjegueshme dhe e paarsyeshme.

Në anën tjetër, ajo konfirmoi se do t’i miratojnë marrëveshjet ndërkombëtare në seancën e së premtes.

“Për ne kjo çështje asnjëherë nuk ka qenë politike. Kujtesa nuk është çështje e së kaluarës, por është identitet dhe themeli që ndërtohemi ne si shoqëri dhe si shtet. Ne kemi synuar në seancën e kaluar dhe sot në Kryesi që deputetëve të zgjedhur të Kuvendit t’iu sjellim për miratim një tekst të dakorduar mes grupeve parlamentare. Përfaqësuesit tanë do t’i kontaktojnë deputetët nga grupet e tjera parlamentare që të dalim të bashkuar dhe një rezolutë ta miratojmë me unanimitet dhe të trajtohet me seriozitet që kjo çështje kërkon… Kërkesa jonë është që kjo çështje të trajtohet si pikë e parë e rendit të ditës. Jo si fushëbetejë ku pozita dhe opozita sulmojnë njëri-tjetrin, por si një çështje për të cilën ne kemi pajtim. Pati një rezistencë të paarsyeshme dhe të pashpjegueshme nga ana e LVV-së”, tha ajo.

Ndërkaq, shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha se është për keqardhje që nuk u arrit pajtueshmëri për miratimin e rendit të ditës së Kuvendit.

“Është për keqardhje që kryesia e Kuvendit nuk arriti të gjejë një kompromis për shkak të mungesës së një fleksibiliteti nga shumica parlamentare…Ne kishim mbështetjen tonë për sa i përket rezultues dhe ishim fleksibil sa i përket pikave të rendit të ditës

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se i tërë debati në Kryesi të Kuvendit po ndërlidhet me procesin e ardhshëm zgjedhor.

Ai bëri të ditur se edhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, i është bashkuar grupit parlamentar të tyre.

“Grupi Parlamentar i AAK-së e mbështet që rezoluta të jetë si pikë e parë pasi është e rëndësishme. Çështja e dytë që dua të ndaj me ju është se deputetja Duda Balje i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së si anëtare e grupit tonë parlamentar. I gjithë debati në Kryesi pak a shumë po reflekton këtë debat që ndërlidhet me procesin zgjedhor. Shpresoj që kjo të tejkalohet dhe të votohen marrëveshjet ndërkombëtare që janë në interes për vendin”, theksoi Tahiri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar

Gërvalla: Nuk kam asnjë pikëtakim me Specialen, s’kam heshtur – duhet të përgatitemi për betejën ligjore në Apel

Gërvalla pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar

Jahjaga: Edhe sa jetë duhet të shuhen që dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si një tragjedi e radhës?

Jahjaga: Edhe sa jetë duhet të shuhen që dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si një tragjedi e radhës?

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të miturën

I kërkuari nga Interpoli, Milan Radoiçiq, shfaqet në tubimin e SNS-së pranë djalit të Vuçiqit

I kërkuari nga Interpoli, Milan Radoiçiq, shfaqet në tubimin e SNS-së pranë djalit të Vuçiqit

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar

Gërvalla: Nuk kam asnjë pikëtakim me Specialen, s’kam heshtur – duhet të përgatitemi për betejën ligjore në Apel

Gërvalla pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar

Jahjaga: Edhe sa jetë duhet të shuhen që dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si një tragjedi e radhës?

Jahjaga: Edhe sa jetë duhet të shuhen që dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si një tragjedi e radhës?

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të miturën

I hiqet shtetësia e Kosovës një serbi, shkak rrezikimi i sigurisë kombëtare

Magyar i shkruan Kurtit: Kosova ka rol kyç në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, Hungaria e mbështet në rrugën evropiane

Grabitje në dalje të autostradës në Trudë, tre persona të maskuar i marrin 1 mijë e 500 euro një shoferi

Grabitje në dalje të autostradës në Trudë, tre persona të maskuar i marrin 1 mijë e 500 euro një shoferi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën