Dy persona janë arrestuar në veri të Mitrovicës nën dyshimin se punonin për postën e Serbisë.
Atyre u janë gjetur dokumentet të ndryshme.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar, Petrit Fejza, shef i Operativës Rajonale në Mitrovicë të Veriut.
Ai tha se rasti ka kaluar në njësinë e krimeve ekonomike.
“ Sot janë arrestuar dy persona nën dyshimin se janë punëtor të postës të Serbisë dhe janë sjellë në stacion policor. Të dyshuarve u janë gjetur dokumente të ndryshme si të gjykatës,tatimit etj ku pas kontaktit me prokurorit është hap rast dhe me të dyshuarit janë marr zyrtar të njësisë të krimeve ekonomike. Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar”, ka njoftuar Fejza./teve1.info/









