Azem Billali nga Prishtina jeton në gjendje të rëndë ekonomike.
Të ardhurat mujore i ka vetëm 130 euro nga ndihma sociale.
E këto nuk i dalin as për blerjen e barnave për nënën e paralizuar e bashkëshorten me diabet.
“Diqysh po ja dalim qysh po mundemi, 130 euro i marre, se gruan e kam me diabet vetë kam probleme prej unazave, nenën e kam të paralizuar veç barna me ble për ushqim nuk mjaftojnë. Por cdo dy muaj po duhet barna me ble”, thotë ai.
Madje shtrenjtimi i produkteve esenciale ka vështirësuar edhe më shumë jetesën e Bilallit i cili duhet të përkujdeset edhe për katër familjaret e tij.
“Nevojë për gjëra ushqimore, për tjerat ja dalim diqysh…Ja duhet me hy në borxh ja më ja bë qarën pa hëngër nuk rrihet”, thotë Bilalli.
E për të ju dalë në ndihmë familjeve në nevojë por edhe kategorive tjera është premtuar një pako mbështetëse nga Qeveria e Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti, ditë më parë bëri të ditur se janë duke përgatitur një pako për përballje me inflacion 2.0 në vlerë prej 200 mijë eurosh.
Por nga Sindikata e Sektorit Privat kanë një kërkesë.
“Kërkesa jonë është që stimulimi të jetë i njëjtë për të gjithë, mos të jetë psh nësë dikush e ka pagën 1 mijë euro dhe ta stimulojë me 1 mijë euro dhe një puntorë që ka pagë 300 euro ta stimuloj me pagë 300 euro, pagesa duhet të jetë e njejtë për të gjithë”, shprehet Jusuf Azemi, kryetar i sindikatës.
Përmes një konferencë për media, nga kjo Sindikatë kanë kërkuar edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit privat.
“Paga e 13-të ne e kemi thënë dhe sot punëtorët e shprehen që paga e 13-të është një diskimin që i është bërë punëtorëve të sektorit privat dhe ne nuk heqim dorë dhe mendojmë që ende qeveria ka kohë që pagën e 13 ta ndajë për arsye se është marrë po nga i njëjti buxhet që të gjithë kemi qasjes, ka qasje punëtori i sektorit publik, ai i sektorit privat”, thotë Azemi.
Mes tjerash nga Sindikata e Sektorit Privat, kërkuan rritjen e pagesë minimale deri në 600 euro, ose për ndryshe nga 1 korriku, punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik do të largohen kolektivisht nga puna.



