Garda Revolucionare paraushtarake e Iranit paralajmëroi të martën se do t’i “privojë SHBA-të dhe aleatët e saj nga nafta dhe gazi i rajonit për vite me radhë” nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump zbaton kërcënimin e tij për të sulmuar termocentralet dhe urat nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet.
Shumë media iraniane e transmetuan deklaratën.
Gjithashtu lëshoi një kërcënim të ri për shtetet arabe të Gjirit.
“Ne kemi ushtruar shumë vetëpërmbajtje dhe kemi pasur parasysh zgjedhjen e objektivave hakmarrëse, por që nga tani e tutje të gjitha këto konsiderata janë hequr”, thuhet në paralajmërim.
Kjo vjen pasi, Presidenti amerikan i dha ultimatum vendit iranian deri të martën që të pranojë marrëveshje armëpushimi ose do të sulmojë infrastrukturën energjetike dhe urat e tij.







