Ka nisur mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë.
Me fillim të mbledhjes, kryetari i komisionit, Anton Quni ka kërkuar nga mediat që ta lirojnë sallën.
Mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura.
Nuk do të ketë as konferencë për media, për të njoftuar se çfarë u diskutua nga anëtarët e komisionit.
Ndryshe, në rend dite ka qenë shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026.









