TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Idriz Alija dënohet me 11 vjet burgim për tentim vrasjen e gruas me të cilën bashkëjetoi

by teve1
4 orë ago
1
A A
Incident në Gjykatën Themelore në Suharekë, një person goditet me mjet të fortë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Idriz Alija lidhur me akuzën për vrasje të rëndë në tentativë ndaj gruas me të cilën bashkëjetoi Sh.T.

Ai u shpall fajtor dhe u dënua me dënim unik prej 11 vjet burgim.

Në këtë rast, Idriz Alija akuzohej për tentim vrasje të rëndë ndaj Sh.T., me të cilën kishte bashkëjetuar.

Po ashtu, akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe mospërfillje të gjykatës.

Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi dhe anëtarët Gëzim Ademi dhe Alltën Murseli.

Sipas vendimit, për vrasje të rëndë në tentativë, Alija u dënua me 10 vjet burgim, për “Armëmbajtje pa leje” u dënua me 1 vit burgim, kurse për “Mosërfillje të gjykatës” u dënua me 6 muaj burgim.

Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik prej 11 vjet burgim, raporton Betimi për Drejtësi

Në dënimin me burgim, të akuzuarit i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Ai obligohet të paguajë shpenzimet e procedurës gjyqësore dhe atë për paushallin gjyqësor 150 euro dhe 50 euro të tjera për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Urdhërohet konfisikimi i përhershëm i pistoletës me një karikator dhe tre fishekë.

Po ashtu, u urdhërua Policia që në bashkëpunim me Prokurorinë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit të bëjë shkatërrimin e sendeve të konfiskuara.

E dëmtuara u udhëzua në kontest të rregullt juridiko-civil.

Të akuzuarit Alija, me aktvendim të veçantë i vazhdohet paraburgimi.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh.

Ndryshe, në shpallje nuk ishte i pranishëm i akuzuari Alija, por vetëm avokati i tij, Haxhi Millaku.

Në dispozitivin e parë të aktakuzës, thuhet se më 6 gusht 2024, rreth orës 7:33 minuta, i pandehuri Idriz Alija në rrugën e “Pejës”, afër semaforëve në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës, për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake dhe raportimit të dy rasteve tjera të dhunës në familje, me qëllim tenton ta privojë nga jeta anëtarin e familjes, të dëmtuarën Sh.T., me të cilën ka bashkëjetuar.

Përderisa e dëmtuara ishte me djalin e saj E.T., duke ecur në rrugë, i ka përcjellë nga mbrapa.

Aty thuhet se posa të dëmtuarit kalojnë vendkalimin për këmbësorë, i pandehuri përshpejton hapat, e nxjerr armën nga brezi, me dy duart e repetit, vrapon pas tyre nga mbrapa, në mënyrë dinake nga afërsia shkrep me armë zjarri në trupin e të dëmtuarës, pastaj e godet me duar në fytyrë e cila rrëzohet në tokë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se pas këtij veprimi të të akuzuarit, djali i të dëmtuarës, i mitur E.T, tenton ta largojë nga ajo, derisa i pandehuri sërish shkrep disa herë mbi trupin e të dëmtuarës, e mandej e godet me forcë të madhe rreth tetë ose nëntë herë në kokë me kondak të armës së zjarrit, derisa dy qytetarë të rastit me forcë arrijnë t’ia largojnë armën e zjarrit, duke e hedhur atë në trotuar dhe e shtrijnë për toke, ku më pas të njëjtin policia e arreston.

Si pasojë e këtyre veprimeve të të pandehurit, thuhet se të dëmtuarës i shkaktohen tri plagë hyrëse-tejshkuese nga arma e zjarrit, ku si dëshmi posedon raportet mjekësore dhe e njëjta është hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, me ç’rast sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ajo ka pësuar dëmtime të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetën.

Me këtë, i pandehuri Alija ngarkohej se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë’ nga neni 173, paragrafi 1, pikat 1.3 dhe 1.5 lidhur me nenin 28, i Kodit Penal.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në dispozitivin e dytë të saj, me datë, kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë, i pandehuri ka mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar në shkelje me ligjin e zbatueshëm për armët një pistoletë të tipit “Cervena Zastava” M-57, me të cilën ka shkrepur në trupin e të dëmtuarës disa herë, 3 nga gëzhojat e së cilës armë janë gjetur në vendin e ngjarjes si dhe një predhë, kurse armën e ka marrë një person i cili largohet nga vend i ngjarjes, ndërkaq Policia pas veprimeve hetimore më pas e ka gjetur armën dhe ka identifikuar personin nga i cili sekuestrohet arma e zjarrit. Gjithashtu, edhe ndaj këtij personi u iniciua procedurë penale.

Me këtë, i pandehuri Idriz Alija akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronës, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Në dispozitivin e tretë të aktakuzës, i pandehuri Alija ngarkohet se nuk i është bindur aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega Fushë-Kosovë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, përmes të cilit e kishte të ndaluar t’i afrohej të dëmtuarës-bashkëjetuese të tij, 20 metra në vende publike dhe 100 metra nga vendqëndrimi i tyre aktual.

Për këtë veprim, i pandehuri Alija akuzohej se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” nga neni 393, paragrafi 1 i Kodit Penal.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

Legjenda e Shqipërisë për Vedat Muriqin: Është sulmuesi shqiptar më i miri gjatë 35 viteve të fundit!

Legjenda e Shqipërisë për Vedat Muriqin: Është sulmuesi shqiptar më i miri gjatë 35 viteve të fundit!

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, policia nis hetimet

Haxhiu garanton mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Haxhiu garanton mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Shaqiri, Hajrizi dhe Shaipi në formacionin e javës në Zvicër

Shaqiri, Hajrizi dhe Shaipi në formacionin e javës në Zvicër

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

Izraeli kërcënon të sulmojë trenat dhe hekurudhat e Iranit para se të skadojë afati i Trumpit

Izraeli kërcënon të sulmojë trenat dhe hekurudhat e Iranit para se të skadojë afati i Trumpit

Legjenda e Shqipërisë për Vedat Muriqin: Është sulmuesi shqiptar më i miri gjatë 35 viteve të fundit!

Legjenda e Shqipërisë për Vedat Muriqin: Është sulmuesi shqiptar më i miri gjatë 35 viteve të fundit!

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, policia nis hetimet

Arsenali pret rezultat pozitiv në Lisbonë

Arsenali pret rezultat pozitiv në Lisbonë

Real Madrid – Bayern, derbi i Ligës së Kampionëve të martën

Real Madrid – Bayern, derbi i Ligës së Kampionëve të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën