Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare Ilir Kulla, ka thënë se presidenti amerikan Dondal Trupm po shfaq nervozizëm me deklaratat e tij për Ngushticën e Hormuzit.
Kulla ka thënë ka thënë se kjo ngushticë është e pamundur të kontrollohet dhe se Trupm është i nervozuar dhe me “ata që i ka menduar aleatë.
Kulla në emisionin “Matrix” në Tëvë1 me Mehmet Kalisin ka thënë se Trump e di se edhe po ta marrë nën kontroll Ngushticën e Hormuzit ajo do t’i kushtojë shumë shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Hormuzi është i pamundshëm të kontrollohet, do të duheshin 1 milionë ushtarë për tu bërë gati, për të kontrolluar Iranin. Nuk është e mundshme as me luftë anijet e mëdha, sepse minimi i kanalit është ai që është dhe është një gjë që askush se ndal dot për sa kohë është ai regjim në Tehran. Tregon që hapet mundësia e thellimit të luftës, tregon që Trump ka një nervozizëm edhe me ata që i kanë thënë se kjo gjë ishte e mundshme, edhe me ata që i ka menduar aleatë dhe i kanë thënë që do sjellin armët e tyre për ta bërë këtë gjë. Trump e ka të qartë se edhe po ta vije nën kontroll Hormunzin, ShBA-së do t’i kushtojmë shumë”, ka thënë ai.
Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi të bombardojë termocentralet dhe urat e Iranit duke filluar nga e marta nëse vendi pers nuk e hap Ngushticën e Hormuzit.
“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të mbështjella në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju kopila të çmendur, ose do të jetoni në Ferr – VETËM SHIKONI! Falënderimi i qoftë Allahut”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social të dielën në mëngjes




