TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zbulohet pllakë përkujtimore, Drenica i nderon veteranët e fshatit Kuçicë

Në fshatin Kuqiçë të Skenderajt u bë zbulimi i plakës përkujtimore për dhjetëra të rënët e këtij fshatit. Nga atje u bë thirrje për formimin e një ligji për vlerat e luftës.

by Adea Mustafaj
3 orë ago
0 0
A A

Uniforma e UÇK-së, u vesh sërish në Kuçicë të Skenderajt.

E pas kësaj, këtu arritën edhe një herë ish-komandantët e UCK-së.

Këta të fundit, edhe të hënën u ngritën në këmbë para flamurit që i bashkoi në luftë.

Krejt kjo në përkujtim të 6 prillit, ditën e rënies së ish-ushtarëve të lirisë nga fshati Kuçicë.

Më së rëndi këtë ditë, duket se përjetuan nënat e dëshmorëve.

“Respekt për gjithë që i kanë kontribu vendit të tyre. Rrespekt për nënën e Milazit që sot e kam këtu para veti. Nuk është lehtë as për bashkëluftëtaret e tina, Milazit i cili është vërtet njëri prej atyre i cili me Samin e me shumë bashkëluftëtar tjerë të cilët vërtet kanë kontribu që Kosova sot të jetë ashtu siç është. Uroj që kësi monumentesh të kemi akoma sepse kjo vlen për gjeneratat e reja”, tha kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Me këtë rast, Organizata e Veteranëve të Luftës, e zbuloi edhe këtë pllakë përkujtimore.

“Sot kjo pllakë që po zbulohet, u mbet vendi që pas 5 marsit të ’98-tës, janë rreshtuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Kuçicë, Klinë e shumë fshatra të tjerë. Edhe shumë mirë e kanë bërë, se pllaka e parë është në nivel të komunës së Skenderajt, që është një pllakë që u bë rreshtimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe inshallah do Zoti u bëhet të gjithëve në nivel të komunës së Skenderajt”, tha Emin Lati- kryetar i OVL-UÇK-së në Skenderaj.

Nga Drenica, sërish pati një kërkesë në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

“Edhe një thirrje e kam për vlerat e luftës, për deputetët, për komandantët e luftës që të ndalim këtë sharje, këtë thyerje që po na e bën Qeveria e Kosovës. Të mbërrijmë qëllimin e vlerave të luftës, se 28 vite domethënë hala ne nuk kemi një ligj për vlerat e luftës. Asnjë ditë të vetme nuk e kemi një festë shtetërore për vlerat e luftës. Qysh keni ditë me na pri gjatë luftës, duhet me na pri edhe tash për me mbërri synimin tonë” , u shpreh Lati.

Në këtë ceremoni të hënën, po ashtu u nderuan me mirënjohje edhe veteranët e UCK-së nga ky fshat.

 

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Pranverë e rëndë për bujqit

Pranverë e rëndë për bujqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën