TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Kosovës

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë seancës së jashtëzakonshme për çmimet e derivateve, e konsideroi qeverinë përgjegjëse për krizën si “jo serioze” dhe akuzoi viktimizim politik në vend të zgjidhjeve konkrete.

Tahiri tha se kriza me të cilën po përballet Kosova rëndon kryesisht mbi qytetarët dhe se reagimi i qeverisë nuk ka qenë adekuat.

Ai theksoi se opozita, përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka ngritur temën e çmimeve të naftës dhe të energjisë, duke synuar zgjidhje për barrën e rëndë që rëndon mbi familjet kosovare.

“Sot jemi në këtë seancë që është bukur me një temë të rëndësishme, të cilën e kemi ngritur ne si opozitë, ndërsa rezolutën e ka propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës. Në fakt nuk po flasim vetëm për çmimin e naftës. Qoftë se e lexojmë me kujdes temën e kësaj seance, këtu flasim për çmimin e naftës, flasim për reagimin e qeverisë ndaj një krize dhe mbi të gjitha për barrën e madhe që qytetarëve të Kosovës i ka ra nga një krizë dhe nga një ngritje bukur serioze, jo vetëm të çmimeve të naftës e të energjisë, mirëpo të të gjitha produkteve bazë që i japin kuptim jetës së secilës familje në Republikën e Kosovës.Pra sot nuk po flasim vetëm për rritjen e çmimit të naftës. Sot, ndërsa ne po përballemi me një sfidë globale, realisht në këtë kuvend po e rikthejmë një problem serioz të brendshëm, që lidhet drejtpërdrejt me kulturën e një papërgjegjësie serioze të kësaj qeverie. Pse? Për vite me radhë kemi parë se sa herë që ky vend përballet me kriza, kjo qeveri në vend se të ofrojë zgjidhje, të ulet, të diskutojmë brenda mundësitë reale, kërkon mundësi diqysh me kriju njëfarë përfitimi, me u viktimizu brenda kabinetit të vet“, u shpreh Tahiri.

Ai prezantoi edhe masat që ka propozuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për lehtësimin e situatës: uljen ose heqjen e akcizës për naftën dhe reduktimin e TVSH-së, duke argumentuar se këto masa nuk do të dëmtonin buxhetin e Kosovës për shkak të rritjes së çmimeve.

Tahiri theksoi se për një litër naftë, TVSH-ja aktualisht arrin 18%, dhe qeveria po mbledh rreth 65 cent për litër nga qytetarët.

“Për një litër naftë, Qeveria e Kosovës i merr 18 për qind. Në planifikimin buxhetor të këtij viti, për shkak të rritjes së çmimit, edhe nëse do të ishte zvogëluar për 50 për qind TVSH-ja për naftë, prapë të hyrat do të ishin qysh janë të planifikuar, për shkak se është rritur çmimi. Asnjë efekt nuk do të kishte në buxhetin e Kosovës, zvogëlimi i TVSH-së për shkak se është rritur çmimi i naftës, dhe ai çmim po e bën që shteti po i merr diku rreth 65 cent për litër. Dhe këtë barrë nuk po e merr Qeveria, nuk po do ta marrë Qeveria, por po ia lë qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu –Hyseni: Nesër do kemi shumë përgjigje për pikëpyetjet e ngritura

Kryeziu –Hyseni: Nesër do kemi shumë përgjigje për pikëpyetjet e ngritura

Deputetja e LVV-së: Posti i presidentit s’duhet t’i takojë LDK-së, ka hapësirë për marrëveshje

Deputetja e LVV-së: Posti i presidentit s’duhet t’i takojë LDK-së, ka hapësirë për marrëveshje

Behrami:LVV nuk mund t’ua shesë katër herë gënjeshtrën e njëjtë qytetarëve

Behrami:LVV nuk mund t’ua shesë katër herë gënjeshtrën e njëjtë qytetarëve

Raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në një aksident në Gjermani, gjatë kthimit nga Kosova

“InfoNata” 06.08.2026

“InfoNata” 06.08.2026

Raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në një aksident në Gjermani, gjatë kthimit nga Kosova

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia në Ferizaj shpëton një person që po tentonte t’i bënte “keq vetes”, kishte armë zjarri

Xani:Nivel i ulët i pjekurisë të mos bëhet hapi i parë për zgjedhjen e Presidentit

Xani:Nivel i ulët i pjekurisë të mos bëhet hapi i parë për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën