TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

by Bujar Mehmeti
4 muaj ago
0
A A
Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar Ligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Miratimi i projektligjit për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” shënon një hap të rëndësishëm për Kosovën në drejtim të zhvillimit sportiv dhe afirmimit ndërkombëtar. Institucionet e vendit e kanë cilësuar këtë nismë si një projekt me rëndësi të veçantë publike dhe kombëtare, që pritet të ndikojë në ekonomi, infrastrukturë dhe në imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e këtij projektligji, duke theksuar bazën e tij dhe standardet që synon të garantojë:

“Ky projektligj i bazuar në marrëveshjen e arritur për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Republikën e Kosovës “Prishtina” 2030 është projekt me interes të lartë publik dhe kombëtar. Ai garanton që organizimi i kësaj ngjarje madhore të bëhet me përgjegjësi të plotë institucionale me standarde të larta transparence integriteti dhe menaxhimi efikas të fondeve publike. Përmes këtij investimi strategjik ne jo vetëm që forcojmë infrastrukturën sportive dhe zhvillimin ekonomik por e vendosim Kosovën në hartën ndërkombëtare si vend që organizon ngjarje të mëdha me dinjitet dhe profesionalizëm. Ky është një investim në rinin tonë në sportin tonë dhe në imazhin ndërkombëtar të shtetit. Kjo është një dëshmi e besimit në potencialin tonë dhe vizionit për një Kosovë që konkurron dhe përfaqësohet denjësisht në skenën ndërkombëtare”, tha Kurti.

Nga ana tjetër, ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka dhënë detaje mbi aspektin financiar dhe organizativ të projektit, duke sqaruar burimet dhe strukturën e financimit:

“Përmes këtij ligji qeveria do të miratojë shfrytëzimin e fondeve publike për organizimin e Lojërave Mesdhetare në shumën prej të paktën 253 milionë euro. Ky projekt ligj rregullon gjithashtu kompetencat e Komunitetit Olimpik të Kosovës të komunës së Prishtinës si dhe komunave të tjera të cilat do të përmbushin obligimet e tyre në raport me organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Në përputhje me mbështetjen financiare të garantuar nga qeveria e Republikës së Kosovës në dokumentin e kandidaturës, burimi kryesor i financimit për organizimin e Lojërave Mesdhetare do të jetë buxheti i shtetit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu konsiderojmë se përmes këtij projektligji do të lejohen mekanizma adekuat për organizimin e ngjarjeve sportive duke paraparë bashkëpunimin institucional dhe duke siguruar që do të ndërmerren  të gjitha masat e nevojshme për realizimin sa më të suksesshëm  të tyre”, tha Gashani.

Projektligji i miratuar përcakton qartë rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore, përfshirë Komitetin Olimpik të Kosovës dhe komunat përkatëse, duke krijuar një kornizë të plotë ligjore për organizimin e kësaj ngjarjeje madhore. Pas votimit në Kuvend, hapet rruga për nisjen e përgatitjeve konkrete për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, të cilat synojnë ta vendosin Kosovën në mesin e organizatorëve të rëndësishëm të ngjarjeve sportive ndërkombëtare.

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Asllani pritet të kthehet te Interi

Sassuolo interesohet për Asllanin

Zyrtare: Futbollisti i Kombëtares së Kosovës transferohet në Lituani

Zyrtare: Futbollisti i Kombëtares së Kosovës transferohet në Lituani

Camavinga nuk i dëgjon ofertat angleze

Camavinga nuk i dëgjon ofertat angleze

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën