Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar sot të vrarët gjatë demonstratave të vitit 1981, në 45-vjetorin e tyre.
Rama ka theksuar se këto demonstrata u shndërruan në një zë të fuqishëm shoqëror dhe politik, duke reflektuar kërkesat për avancim të statusit dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve.
Sipas tij, këto demonstrata mbeten dëshmi e guximit qytetar dhe e përkushtimit ndaj lirisë dhe drejtësisë.
“Sot, duke i kujtuar këto zhvillime, nderojmë të gjithë ata që kontribuuan me përgjegjësi dhe sacrifice”, ka shkruar Rama në Facebook.







