Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët për të bashkëpunuar në identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarve apo vendndodhjes së tyre, Policia ka kërkuar nga qytetarët që të kontaktojnë në numrin e telefonit: 192.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.







