Një lokal është përfshirë nga zjarri të martën në Prishtinë.
Sipas raportit policor, zjarrfikësit kanë reaguar dhe kanë shuar zjarrin.
Policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë / 31.03.2026 – 23:30. Raportohet se në lokalin e viktimës mashkull kosovar ka shpërthyer një zjarr. Zjarrfikësit kanë reaguar dhe e kanë shuar zjarrin. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport./teve1.info/




