TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy tifozë anglezë të pasionuar me “Dardanët” nuk mungojnë as sot, flasin për Tëvë 1

Në triumfin historik të Kosovës ndaj Sllovakisë, në Bratislavë javën e kaluar, përveç mijëra tifozëve dardan që e përcollën këtë ndeshje, Kosovën e përkrahën edhe dy tifozë anglezë. Të pasionuar me Dardanës, Robinson e Skeats, flasin për lidhjen e veçantë me Kombëtaren e Kosovës

by Teve1
7 muaj ago
1
A A
Dy tifozë anglezë të pasionuar me “Dardanët” nuk mungojnë as sot, flasin për Tëvë 1

Në mesin e mijëra tifozëve që sonte mbështesin Kombëtaren e Kosovës në rrugën drejt Botërorit, kundër Turqisë, nuk do të mungojnë as dy tifozë nga Anglia, të cilët tashmë janë bërë emra të njohur për “Dardanët”.

Paul Robinson dhe Sam Skeats, dy tifozët anglezë, vazhdojnë ta ndjekin nga afër Kosovën, duke krijuar një lidhje të veçantë që nga viti 2019.

Gjithçka nisi në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian, kur Anglia vizitoi Prishtinën. Ajo që filloi si një udhëtim i zakonshëm tifozësh, u shndërrua në një histori miqësie dhe dashurie për futbollin kosovar.

Robinson dhe dhëndri i tij, Skeats ishin prezentë edhe në Bratislavë, ku Kosova triumfoi 4:3 ndaj Sllovakisë, të cilët për Tëvë 1, zbuluan lidhjen e veçantë me Kosovën dhe kush u bë sebep për këtë miqësi.

“Është fantastike. Ne jemi si ajo hajmalia që ju sjell fat. Kjo është ndeshja e tretë rresht që po e përcjellim Kosovën në kualifikime. Kemi qenë me Suedinë dhe Slloveninë dhe që të dyja i ka fituar Kosova. Ne ju sjellim fat dhe sot besoj se do të fitojmë prapë”, thotë Paul Robinson për Tëvë 1.

“Në vitin 2019, kur Anglia po vinte në Kosovë, kemi luajtur futboll me tifozët vendas, kundër Lulit dhe Dardanëve. Pritja në Prishtinë ishte e jashtëzakonshme. E pamë ndeshjen bashkë dhe që nga ajo kohë jemi afruar shumë me tifozët dardanë”, shton Robinson.

Edhe për Sam Skeats, mikpritja kosovare ka qenë vendimtare në krijimin e kësaj lidhjeje të veçantë.

“Kur Anglia erdhi për të luajtur në Kosovë, u pritëm në Prishtinë si mbretër. Ishte një përvojë e pabesueshme dhe që nga ajo ditë, Kosova ka një vend të veçantë në zemrën time. Ne e përcjellim rregullisht Anglinë, por edhe Kosovën. Ndeshje të tilla vendimtare nuk mund t’i humbasim”, shprehet Skeats.

Nga një ndeshje e vetme në vitin 2019, në një përkrahje të vazhdueshme në stadiume—historia e këtyre dy tifozëve anglezë është dëshmi se futbolli bashkon njerëzit përtej kufijve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë

Arrestim në Suedi dhe konfiskim pasurish në Kosovë, Prokuroria jep detaje për aksionin

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë në vlerë prej 72 mijë eurosh, mbi 4 mijë produkte në kamion

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë në vlerë prej 72 mijë eurosh, mbi 4 mijë produkte në kamion

​Oda e Inxhinierëve pezullon punën

Bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, prindërit kundërshtojnë kushtet higjienike

Bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, prindërit kundërshtojnë kushtet higjienike

Shqiptari fiton mandat në SHBA, Joe Hoxha rrëfen rrugëtimin drejt politikës amerikane

Shqiptari fiton mandat në SHBA, Joe Hoxha rrëfen rrugëtimin drejt politikës amerikane

Vrasja e Diana Kastratit – 15 vjet pas, ngrihet aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të saj, Adnan Jasharit

“15 vjet shteti nuk arriti ta ndalonte vrasësin” – nëna e Diana Kastratit me mesazh emocional për vajzën e ndjerë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën