TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Dhuna në familje alarmante në Kosovë, 75% e viktimave janë gra

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
​Dhuna në familje alarmante në Kosovë, 75% e viktimave janë gra

Dhuna në familje vazhdon të mbetet fenomen shqetësues në Kosovë, ndërsa në 75% të rasteve gratë janë viktima. Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me temën “Një vlerësim mbi trajtimin institucional të rasteve të dhunës në familje: Si u trajtuan gjatë vitit 2025?”.

Prokurorja Laura Pula dhunën në familje e konsideron sfidë serioze për shtetin e së drejtës.

Koordinatorja për dhunës në familje në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vlerëson se reagimi institucion karshi këtij fenomeni nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe moral e shtetëror.

“Unë konsideroj se dhuna në familje është një nga sfidat më serioze të shtetit të së drejtës dhe një provë reale për funksionimin e drejtësisë penale në çdo shoqëri demokratike. Gjithë pajtohemi se ajo nuk ndodh në hapësira publike, në sallë, nuk zhvillohet as para kamerave, ajo ndodh në heshtje pas dyerve të mbyllura aty ku viktima shpesh mbetet e vetme përballë frikës, presionit dhe dhunës së vazhdueshme. Prandaj është më se i domosdoshëm reagimi institucional ndaj dhunës në familje dhe nuk është vetëm detyrë ligjore por është detyrim morale dhe është detyrim shtetërore. Mund të themi se në Kosovë ne prokuroria përfaqëson mekanizmin kyç të reagimit të shtetit së bashku me Policinë e Kosovës”, tha ajo.

E, përkundër që sistemi i drejtësisë ka bërë përmirësime në trajtim të rasteve të dhunës në familje, sipas drejtoreshës ekzekutive të GLPS-së, Njomza Arifi, ka ende sfida.

“Dhuna në familje vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë dhe shumica e viktimave janë gra. Këto janë edhe të gjeturat e raportit tonë. Ndonëse ka pasur përmirësime ndër vite sa i përket trajtimit të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore nga sistemi gjyqësor dhe prokurorial, ende ka probleme dhe sfida strukturore të cilat kërkojnë natyrisht vëmendje të mëtejshme si nga sistemi ashtu edhe ndaj institucioneve të tjera”, tha ajo.

Ndërsa, menaxher i projektit, Liridon Salihi deklaroi se forma më e përhapur e dhunës në familje është ajo kundër gruas e cila prin me gjithsej 75% të rasteve.

Sipas tij sfidë mbetet implementimi i legjislacionit ekzistues.

Raporti thotë se numri më i madh i rasteve të raportuara të dhunës në familje janë nga Rajoni i Prishtinës.

“E gjetura kryesore nga ky raport është se dhuna në familje mbetet një fenomen shqetësues që prek të gjitha grup-moshat e shoqërisë, nga fëmijët deri tek personat e moshës së shtyrë. Forma më e përhapur e dhunës në familje është dhuna ndaj grave. Me të dhënat e shohim se rreth 75% e viktimave të dhunës në familje rezultojnë të jenë gra, ndërsa 25% janë burra. Kosova ka një kornizë të konsoliduar ligjore për mbrojtjen dhe parandalimin e këtij fenomeni. Sfidë kryesore mbetet implementimi në praktikë i legjislacionit ekzistues”, theksoi ai.

Raporti tregon se sfiduese mbetet politika ndëshkimore, ku vetëm në 14% të rasteve shqiptohet dënimi kumulativ.

Sipas Salihit, sfidë tjetër për gjyqësorin janë edhe seancat e anuluara në mungesë të të pandehurve.

“Ajo çka mbetet sfiduese, mbetet politika ndëshkimore. Rreth 87% e akteve akuzuese të prokurorive konfirmohen nga gjykatat dhe përfundojnë me aktgjykime dënuese, pra paraqet një efikasitet të lartë të akteve akuzuese që ngritën nga ana e prokurorit të shtetit. Sa i përket gjykatave, vetëm 14% e të akuzuarve marrin dënimin kumulativ, gjobë dhe dënim me burgim, siç e parashikon Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, tha ai.

Në këtë tryezë kishte edhe përfaqësues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të cilët deklaruan se gjykatat rastet e dhunës në familje i trajtojnë me urgjencë.

Raporti i GLPS-së për trajtimin e rasteve të dhunës në familje tregon se moshat më të prekura janë 20-50 vjeç, ndërsa në 50% të rasteve dhuna në familje ndodh mes çifteve, duke mos përjashtuar edhe raportet tjera familjare.

Raporti “Një vlerësim mbi trajtimin institucional të rasteve të dhunës në familje: Si u trajtuan gjatë vitit 2025?” është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës, ndërsa, përfshinë rastet e dhunës në familje nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2025.

Tags: Dhuna ne familjegratëKosoveTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci takon komandantin shqiptar, vlerësohet roli i shqiptaro-amerikanëve në mbrojtjen e SHBA-së

Maqedonci takon komandantin shqiptar, vlerësohet roli i shqiptaro-amerikanëve në mbrojtjen e SHBA-së

Gashani: Institucionet janë duke u marrë me shqetësimet për keqpërdorime të mundshme me biletat

Gashani: Institucionet janë duke u marrë me shqetësimet për keqpërdorime të mundshme me biletat

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL e UÇK-së kërkon tërheqjen e mbështetjes për publikimin “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Mesazh nga Teherani: Koha për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon

Mesazh nga Teherani: Koha për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Trump për vendet e pakënaqura me çmimet e naftës: Gjeni vetë naftën tuaj

Trump për vendet e pakënaqura me çmimet e naftës: Gjeni vetë naftën tuaj

Dy të arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

Dy të arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën