TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti konfirmon se së shpejti nis bisedimet me opozitën për presidentin

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se së shpejti do t’i nis bisedimet me opozitën për çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Kurti tha sot se synon një marrëveshje që i siguron të paktën 84 deputetë.

by Fetije Kamberi
3 orë ago
0 0
A A

Kuvendit i kanë mbetur më pak se 30 ditë kohë, për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit.

Kryeministri Albin Kurti, konfirmoi sot se së shpejti do të nis ftesat për krerët e partive politike, në mënyrë që të rifillojnë diskutimet.

“Padyshim që do të bëj ftesa për kryetarët e partive opozitare në mënyrë që të shohim se cilat janë rrugët ashtu që të arrijmë numrin prej së paku 80 deputetëve. Për këtë do të bëjmë edhe ftesa e do të ketë edhe takime, por çfarë ofertash do të ketë në ato takime duhet të presim që të ndodhin ato takime”, tha Kurti.

Kurti vazhdon të insistoj se u duhen më shumë vota se pragu minimal.

“Unë nuk besoj që është mirë të jemi veçse 80 apo 81, duhet të jemi rreth 84-86 që të jemi të sigurt në mënyrë që ta zgjedhim presidentin aty”, u shpreh kryeministri.
Për këtë çështje, u diskutua edhe në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, thotë se për Presidentin duhet vullnet politik.

“Në raport me situatën aktuale, çka është e rëndësishme është vullneti, rruga për të arritur te zgjidhja, sapo të ketë vullnet do të zgjidhet. Në këtë drejtim, as Kushtetuta, as ndonjë ligj, as Rregullorja e punës së Kuvendit nuk parasheh situata të ndalimit të tërheqjes ose të kandidatit ose të nënshkrimeve, ose çka nëse shtohet edhe një kandidat sepse mund të jenë katër kandidat duke pasur parasysh numrin e deputetëve”, tha Haxhiu.

Ftesa e Vetëvendosjes akoma nuk ka mbërritur tek partitë opozitare.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se qëndrimi i tyre do të varet nga përmbajtja e ftestës.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thonë se në këto takime do të marrin pjesë, pasi janë gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim e dialog.

“Është tepër e rëndësishme që në këtë fazë Kosovës t’i jepen institucione funksionale dhe të mos cenohet për asnjë çast funksionaliteti i shtetit tonë. Ne do të japim kontributin tonë për aq sa është përgjegjësia jonë, por nuk duhet harruar se përgjegjësinë kryesore e bart partia më e madhe, që ka numrin më të madh të deputetëve dhe pa të cilën nuk mund të zgjidhet presidenti. Prandaj, nëse vullneti i tyre është që të ketë një zgjidhje, do të kemi. Nëse jo, Kosovës i mbetet të shkojë drejt zgjedhjeve, për çka LDK-ja është e gatshme, e bashkuar dhe unike për të shkuar drejt zgjedhjeve. Qytetarët kanë votuar që VV ta ketë qeverisjen, por jo edhe presidentin”, u shpreh Jehona Lushaku.

Mirëpo, qëndrim tjetër kanë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thonë se nuk marrin pjesë në një takim tek a tek me kryeministrin vetëm sa për spektakël publik.
“Për me u ba presidenti i Kosovës, duhesh me i pas 80 vota. Për me i pas 80 vota, duhesh me arrit nji marrëveshje. Këtë marrëveshje nuk e ka dashtë për shkak se i ka dashtë dy njerëz të partisë t’vet. Qaq asht kjo punë e thjeshtë. Nuk ka kurrfarë, po mundohemi me nji farë konspiracioni ‘u takuen kta, u takuen kta’. S’ka dashtë! Me pas dashtë, ishte u nis procesi i konsultimit n’fillim, nji tryezë, kisht diskutu çfarë profili, çfarë kriteri, çfarë potenciali duhet me pas. Nuk ka dashtë. A për me hy në nji spektakël publik për qëllime politike?”, tha Tahiri.

Me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kohë deri më 28 mars për zgjedhjen e presidentit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Ilir Kulla: Rusia dhe Kina po përfitojnë nga lufta, konflikti pritet të vazhdojë

Ilir Kulla: Rusia dhe Kina po përfitojnë nga lufta, konflikti pritet të vazhdojë

Kulla: Serbët, pavarësisht regjimit, projektin kombëtar e kanë zhdukjen e shqiptarëve

Kulla paralajmëron: Mund të kemi një luftë arabe-iraniane në ditët e ardhshme

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Ilir Kulla: Rusia dhe Kina po përfitojnë nga lufta, konflikti pritet të vazhdojë

Ilir Kulla: Rusia dhe Kina po përfitojnë nga lufta, konflikti pritet të vazhdojë

Angelina Jolie “magjeps” në Shangai!

Angelina Jolie “magjeps” në Shangai!

Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negociatave me BE-në

Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negociatave me BE-në

Kulla: Serbët, pavarësisht regjimit, projektin kombëtar e kanë zhdukjen e shqiptarëve

Kulla paralajmëron: Mund të kemi një luftë arabe-iraniane në ditët e ardhshme

Pasojat që la pas shembjes së rrugës në Prishtinë – aktivizohet prokuroria

Pasojat që la pas shembjes së rrugës në Prishtinë – aktivizohet prokuroria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën