Mbrëmjen e së dielës që lamë pas një ngjarje e rëndë ndodhi në Majac të Podujevës.
Një burrë dhe një grua u vranë nga një 31 vjeçare, e cila pasi kreu aktin vrau edhe vetën.
Por ky nuk është rasti i vetëm që ndodhi për më pak se një javë në vend.
Në ditën e dytë Bajramit, një person vrau vëllain e tij në fshatin Bokshiq të Klinës.
Nga plumbat e armës vdiq edhe një person në Gjakovë i cili dyshohet që u qëllua mëngjesin e hershëm të 16 marsit.
E gjithë këto vrasje për më pak se një javë sipas ish drejtorit të Policisë, Reshat Malqit, janë shqetësuese për sigurinë e vendit.
“Çështja e sigurisë së përgjithshme të qytetarëve është shqetësuese sepse është një dozë e frikës se institucionet nuk janë duke bërë aq sa duhet të përmbushin detyrat e tyre për siguri të plotë dhe zgjidhje të problemeve dhe në të njëjtën kohë është një alarme që institucionet të cilat janë përgjegjëse edhe për siguri edhe për drejtësi duhet të ndërmarrin tani diçka më tepër”, deklaroi Maliqi.
Prandaj ai kërkon që të punohet në krijimin e besimit të qytetarëve në institucione përmes disa mekanizmave.
“Reagimi i shpejtë i Policisë ka mundësi që në disa raste të parandaloi edhe më të keqën apo zgjidhja e shpejt e vendimeve të gjykatës, në këtë raste nëse janë të shpejta janë mesazh i mirë që institucionet po veprojnë, me kohë e arrestojnë personat e dyshimtë, qoftë armë mbajtje pa leje qoftë për kërcënime dhe është vendimi i Gjykatës që merr dënimi meritor”, deklaroi ai.
E këto vrasje të cilat ndodhën brenda një periudhe të shkurtë, sipas kriminologes, Dita Maksqi, duhet të shihen si alarm për mundësinë që të ndodhin edhe vrasje të tjera.
“Përbëjnë një sinjal serioz për gjendjen e sigurisë në vend dhe kërkojnë një analizë të thelluar multi-disiplinore. Këto nuk duhet të shihen si një incidente të izoluar por si indikator të mundshëm të një tjetër risku kriminal dhe tensioneve sociale”, deklaroi Maksqi.
Prandaj ajo kërkon ndërmarrjen e masave.
“Rritjes se prezencës së policisë në zona me risk, të behët përmirësimi analizës së riskut. Së dyti duhet të investohet në programe të parandalimit primare që adresojnë shkaqet kryesore të dhunës siç janë edukimi, shëndeti mendo dhe ndërmjetësimi i konfliktit”.
Arma zjarrit u përdor edhe mbrëmjen e 23 marsit, ku një person qëlloi në këmbë një inspektor të Inspektoratit Policor të Kosovës.



