Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka thënë se nuk sheh vullnet nga Lëvizja Vetëvendosje që çështja e presidentit të zgjidhet pa shkuar në zgjedhje nacionale.
Ai ka thënë se krejt veprimet e kësaj partie janë përgatitje e terenit për zgjedhje.
“Nuk po besoj një vullnet dhe sinqeritet nga partia më e madhe që me përmbyll këtë proces pa zgjedhje nacionale. Krejt është përgatitje e terenit për zgjedhje”, ka thënë Gjini pas mbledhjes së kryesisë së partisë.
Ai ka thënë se për emrat aktual që janë për president nuk kanë votë dhe se për të rinjtë duhet të presim.
Gjini ka thënë se nuk do të merrnin pjesë në takimet për çështjen e presidentit edhe po të pranonin ftesë nga Kurti./teve1.info/








