Mesfushori Vesel Demaku dhe mbrojtësi Leard Sadriu, do ta përcjellin ndeshjen Sllovaki – Kosovë nga tribunat e stadiumit në Bratisllavë.
Veseli e Demaku nuk janë përfshirë në listën përfundimtare të selektorit Franco Foda për këtë duel, i cili i takon “play-offit” për kualifikim në Kupën e Botës.
Selektori i Kosovës, Foda, ka dorëzuar listën me emrat e lojtarëve për ndeshjen ndaj Sllovakisë dhe ai nuk llogarit në Veselin e Demakun.
Ndeshja Sllovaki – Kosovë, luhet sot nga ora 20:45 dhe është përballja më e rëndësishme deri më tani për “Dardanët”.
Në fakt, Kosova është vetëm dy ndeshje larg kualifikimin në Botërorin e këtij viti që do të mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada.
Mirëpo, për të realizuar ëndërrën, saktësisht kualifikimin historik, atëherë “Dardanët” duhet ti fitojnë të dyja këto ndeshje – gjysmëfinalen dhe finalen e “play-offit”.











