TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sylvinho për ndeshjen ndaj Polonisë: Duhet përqendrim. Nuk është vetëm Lewandowski i rrezikshëm

by Bujar Mehmeti
2 muaj ago
0
A A
Sylvinho për ndeshjen ndaj Polonisë: Duhet përqendrim. Nuk është vetëm Lewandowski i rrezikshëm

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë se duhet përqendrim i madh në ndeshjen ndaj Polonisë të enjten.

“Kemi qenë në grup me Poloninë për kualifikimet për Evropian. Do të jenë 90 minuta të rëndësishëm dhe të vështirë. Duhet përqendrim të lartë. Janë rrethana krejtësisht tjera nga ndeshjet e kaluara. Brenda 90 minutave mund të ndodhë gjithçka”, tha ai. 

Ai në konferencë për media ka folur edhe për sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski, që do ta udhëheqë sulmin e Polonisë. 

“Robert Lewandowski është prej sulmuesve më të mirë në botë. Kam parë së fundi edhe ndeshjet e Barcelonës, pasi jam edhe fans i kësaj skuadre. Por nuk është vetëm ai, Polonia ka edhe lojtarë tjerë që mund të na sjellin probleme”.

Seleksionuesi i Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë se ndeshja gjysmëfinale e plejofit për Botërorin 2026 të enjten kundër Polonisë, është prej më të rëndësishmeve. 

Ai ka thënë se nga viti 2023 ka pasur përmirësim Shqipëria, por edhe Polonia. 

“Sigurisht që kemi pasur dy eksperienca në Evropian dhe ndeshje ndryshe nga tjerat kundër Serbisë dhe mendoj se ndaj Polonisë do të jetë ndeshje prej më të rëndësishmeve”, tha Sylvinho. 

Sylvinho ka thënë se Polonia është e fortë në tranzicion. 

“Ndaj Holandës kanë pasur ndeshje të mira. Janë skuadër që është mësuar duke luajtur në Evropian dhe Kupën e Botës. Ka lojtarë të mirë dhe aftësi për të shënuar. Jan Oblak është trajner i mirë dhe ka krijuar një skuadër të fortë. Polonia është më e fortë se viteve të kaluara”, tha ai. 

Seleksionuesiu brazilian ka thënë se duhet përshtatur me mungesa dhe se nuk është trajner që ankohet. 

“Nuk janë dy ndeshje nga 90 minuta. Por janë 90 minuta dhe mund të ndodhë gjithçka gjatë 90 minutave”, tha Sylvinho. 

Ai ka folur edhe për mbrojtësin kosovar Bujar Pllana, që është ftuar për herë të parë. 

“Bujar Pllana është lojtar që e kemi përcjellë 6 muaj. Ishte tashmë momenti për ta ftuar, por nuk e di se kush do të luajë, por jam i kënaqur që ai dhe të tjerët janë pjesë e listës”, tha ai. 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arsenali shpallet kampion i Anglisë

Arsenali shpallet kampion i Anglisë

Ronaldo ftohet nga Portugalia në Botëror

Ronaldo ftohet nga Portugalia në Botëror

Barcelona nuk ka hequr dorë nga Muriqi

Barcelona nuk ka hequr dorë nga Muriqi

Ramadani beson në mbijetesën e Lecces

Ramadani në dyshim te Lecce për duelin vendimtar

A do të shkonte PDK-ja në Qeveri me Kurtin pas 7 qershorit? – flet Nait Hasani

A do të shkonte PDK-ja në Qeveri me Kurtin pas 7 qershorit? – flet Nait Hasani

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Sveçla për tentimin e 14-të të konstituimit të Kuvendit: Të shohim

Sveçla: Presionet dhe kërcënimet ndaj votuesve në Graçanicë të orkestruara nga Serbia

Konjufca: Kontributi i Alush Gashit do të mbetet i paharruar

Termi “Frizerka”, reagon Konjufca: Deklarata ime u deformua, nuk lidhet me Osmanin

“Info Nata”- 19.05.2026

“Info Nata”- 19.05.2026

Çitaku-Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Çitaku kritikon gjuhën e Konjufcës ndaj Osmanit: E turpshme dhe denigruese

Konjufca ironizoi me termin “frizerkat”, Mustafa: Një përfaqësues shteti s’duhet të përdorë këtë gjuhë

Konjufca ironizoi me termin “frizerkat”, Mustafa: Një përfaqësues shteti s’duhet të përdorë këtë gjuhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën