TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Logjika e Vuçiq – “sherri” i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë u vra edhe Khamenei

by teve1
2 orë ago
0
A A
Logjika e Vuçiq – “sherri” i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë u vra edhe Khamenei

Ishte 12 marsi i vitit 1999.

Aleksandar Vuçiq atëherë ishte një djalosh me bindje politike radikale, i magjepsur nga lideri i kësaj lëvizje në Serbi, Vojislav Sheshel.

Njëri dhe tjetri ishin shumë armiqësorë në raport me shqiptarët e Kosovës.

Edhe ndaj amerikanëve dhe NATO-s, po ashtu.

Këto kohë, vendi i tij – i quajtur Jugosllavi (ku përfshiheshin Serbia dhe Mali i Zi) dhe i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq, lutej nga ndërkombëtarët ta pranonte një plan të paqes për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, ku forcat e Beogradit po kryenin masakra, pothuajse në baza të përditshme ndaj shqiptarëve autoktonë.

Pjesë e këtij propozimi, ishte edhe futja e rreth 30 mijë trupave të NATO-s në Kosovë, për të garantuar paqen.

Vuçiq, që atë 12 mars kishte qëndruar në Prishtinë, si ministër i Informacionit i qeverisë së Serbisë (Jugosllavisë) pati thënë se vendi i tij e refuzon, pa asnjë mëdyshje, idenë e futjes së trupave të NATO-s në atë që e quante tokë e Serbisë, për të zbatuar çfarëdo marrëveshje për paqe,

“Serbia nuk do të pranojë, me asnjë çmim dhe në asnjë rrethanë, pavarësisht të gjitha presioneve, ultimatumeve dhe shantazheve nga jashtë, trupa të armatosura të huaja, përfshirë trupat e NATO-s, pra asnjë ushtar të huaj në territorin e vendit tone”, pati thënë nga ajo që sot është ndërtesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas një raporti të AP-së të 12 marsit 1999, përcjellë KosovaPress.

“Ata do të konsiderohen agresorë dhe do të trajtohen si të tillë.”

Nuk shkuan as dy javë e NATO nisi projektin për të sjellë trupat e veta në Kosovë.

Por, fillimisht, kishte një “obligim” tjetër – të shkatërrojë krejt çka mundet nga armatimi dhe infrastruktura ushtarake dhe e sigurisë së Serbisë/Jugosllavisë.

Kjo u bë më fushatën 78 ditore të sulmeve ajrore.

Vuçiq dhe Serbia e tij tentuan ta ndalojnë NATO-n. Nuk ia dolën, sigurisht. Më 9 qershor nënshkruan kapitullimin, në Kumanovën e Maqedonisë fqinje, dhe tri ditë më pas, ushtarët e huaj “përdhosën” kërcënimin e presidentit aktual të Serbisë se “nuk do të lejojë asnjë ushtar të huaj në territorin e vendit tonë”, siç e konsideronte ai Kosovën, në atë periudhë.

Atë që i ndodhi atij dhe Serbisë, në mars 1999, Vuçiq, që aktualisht është presidenti i shteti të tij, vazhdon ta përjetojë rëndë edhe tashti.

Dhe i duket sikur çdo konflikt a lufte tjetër që ndodhi nëpër botë, nga ajo periudhë, e ka bazën te sulmet bombarduese 78 ditore të NATO-s.

Pak a shumë, aludoi se edhe Amerika e Izraeli po e shkelin ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare, me rastin e luftës në Iran.

Ndonëse nuk e tha direkt, kështu mund të kuptohet edhe ajo çfarë Rusia bëri ndaj Ukrainës, nga viti 2022.

Por jo vetëm këto.

“Çdo luftë që po zhvillohet në botë, çdo dhunë sot, shkelja e parimeve dhe ligjeve sot, të gjitha këto nuk kanë filluar dje, por më 24 mars 1999.

Dhe nëse dikush sot pyet pse po shkelet e drejta ndërkombëtare, përgjigjja e vetme e saktë është për shkak të lejes që u dha më 24 mars 1999”, tha Vuçiq, të martën, në sheshin para Galerisë së Muzeut Kombëtar në Vranjë, me rastin e përvjetorit të 27 të sulmeve të NATO-s ndaj shtetit të tij.

Ai shtoi se edhe në pyetjen pse sot disa vendeve u merren territore, u cenohet integriteti territorial dhe sovraniteti, përgjigjja është e njëjtë – “për shkak të praktikës së vendosur më 24 mars 1999”.

“Pse vendoset rendi me forcë dhe me bomba? Pse vriten si zyrtarë ashtu edhe civilë, pse shkatërrohet infrastruktura, rrënohen qytete të tëra, pse ndodh kjo ‘ekzekutim publik’ i çdo humaniteti dhe empatie?

Ka vetëm një përgjigje: për shkak të 24 marsit 1999”, deklaroi Vuçiq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani konfirmon marrjen e planit amerikan, por e quan atë “maksimalist dhe të paarsyeshëm”

Irani konfirmon marrjen e planit amerikan, por e quan atë “maksimalist dhe të paarsyeshëm”

Shqipëria, ndër vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin

Shqipëria, ndër vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin

Izraeli vazhdon me sulme në Gaza pavarësisht armëpushimit, katër persona të vrarë që nga agimi

Izraeli vazhdon me sulme në Gaza pavarësisht armëpushimit, katër persona të vrarë që nga agimi

“Kjo ka shkuar shumë larg”: Shefi i OKB-së u kërkon SHBA-së dhe Izraelit të ndalin luftën kundër Iranit

“Kjo ka shkuar shumë larg”: Shefi i OKB-së u kërkon SHBA-së dhe Izraelit të ndalin luftën kundër Iranit

Posti i presidentit konsiderohet përcaktues në “pazaret” për formimin e qeverisë

Këshilltarja e Osmanit: Vendimi i Kushtetueses pasqyron qëndrimin e presidentes

Irani konfirmon marrjen e planit amerikan, por e quan atë “maksimalist dhe të paarsyeshëm”

Irani konfirmon marrjen e planit amerikan, por e quan atë “maksimalist dhe të paarsyeshëm”

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Jashari sqaron pse Gjykata Kushtetuese dha 34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit

Shqipëria, ndër vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin

Shqipëria, ndër vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin

Izraeli vazhdon me sulme në Gaza pavarësisht armëpushimit, katër persona të vrarë që nga agimi

Izraeli vazhdon me sulme në Gaza pavarësisht armëpushimit, katër persona të vrarë që nga agimi

“Kjo ka shkuar shumë larg”: Shefi i OKB-së u kërkon SHBA-së dhe Izraelit të ndalin luftën kundër Iranit

“Kjo ka shkuar shumë larg”: Shefi i OKB-së u kërkon SHBA-së dhe Izraelit të ndalin luftën kundër Iranit

Sondazhi i AP: Shumica e amerikanëve e shohin veprimin ushtarak të SHBA-së në Iran si të tepruar

Sondazhi i AP: Shumica e amerikanëve e shohin veprimin ushtarak të SHBA-së në Iran si të tepruar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën