Me një fluturim charter nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ i Tiranës, Kombëtarja shqiptare e futbollit udhëtoi për 1 orë e gjysmë me destinacion Varshavën.
Tanimë kuqezinjtë janë në Poloni dhe pas çlodhjes në hotel, do i drejtohen ‘PGE Arenas’ ku në orën 18:00 do zhvillojnë stërvitjen gjenerale për sfidën gjysmëfinale play-off.
Nesër në orën 20:45 kuqezinjtë luajnë kundër Polonisë për të shkruar historinë.










