Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa urgjente për përballimin e gjendjes ekonomike dhe rritjen e çmimeve.
Ai ka thënë se gjendja është alarmante.
“Qeveria e Kosova duhet urgjentisht, që nga nesër, të marrë masa konkrete për të përballuar krizën e rëndë ekonomike dhe rritjen e çmimeve. Gjendja është alarmante”, ka shkruar ai në Facebook.
Tahiri ka përmendur Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut të cilat kanë paralajmëruar masa për përballimin e ngritjes së çmimit të derivateve të naftës.
Kriza në Lindjen e Mesme ka ndikuar që çmimi i derivateve të naftës të shënojë ngritje.
Në Kosovë një litër naftë ka shkuar deri në 1.71 euro./teve1.info/







