TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga Dardania në Pavarësi, një udhëtim artistik në Lubjanë përmes qëndresës dhe lirisë

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Nga Dardania në Pavarësi, një udhëtim artistik në Lubjanë përmes qëndresës dhe lirisë

E organizuar nga Instituti -Lidhja Shqiptaro Evropiane.

Kuratore : Drejtoresha e Departamentit të Kulturës Shqiptaro Evropiane znj. Emine Jetishi.

Ekspozita artistike “Nga Dardania në Pavarësi”, një rrëfim i fuqishëm përmes historisë, qëndresës dhe lirisë së popullit të Kosovës, do të hapet të hënën, më 23 mars, në Lubjanë. Kjo ngjarje kulturore sjell një udhëtim unik nga lashtësia e Dardanisë deri te shpallja e Pavarësisë së Kosovës, përmes veprave të artistëve të njohur shqiptarë, shkruan

Artistët Astrit Rexhepi, Berat Beqiri dhe Ylber Dauti marrin pjesë në këtë ekspozitë si përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, duke sjellë përmes veprave të tyre një dimension të veçantë të përbashkët kulturor dhe kombëtar.

Emine Jetishi kuratore e ekspozitës, për tha se ekspozita është një rrëfim vizual që dëshmon se historia nuk ka mbetur në gurët e lashtësisë, por jeton në vetëdijen, artin dhe identitetin e Kosovës së pavarur.

“Ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi” është konceptuar si një udhëtim vizual dhe shpirtëror që lidh lashtësinë e Dardanisë me identitetin modern të Republikës së Kosovës. Përmes veprave të përzgjedhura artistike, ekspozita synon të nderojë Ditën e Pavarësisë dhe të prezantojë trashëgiminë historike, kulturore dhe artistike të Kosovës në një kontekst ndërkombëtar. Çdo punim përfaqëson një rrëfim unik: qyteti antik i Ulpianës dhe kolonat e tij të ndriçuara nga drita e artit, helmeta dardane që simbolizojnë vazhdimësinë e identitetit historik, figurat e popullit shqiptar që udhëtojnë në breza drejt dritës së pavarësisë, të gjitha duke krijuar një narrativë të bashkuar midis historisë dhe artit bashkëkohor”, tha Jetishi.

Ylber Dauti pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut, tha se pjesëmarrja në ekspozitën ‘Nga Dardania në Pavarësi’ nuk është vetëm prezantim artistik, por një rikthim te rrënjët, te historia dhe te shpirti i pathyeshëm shqiptar, që ndër shekuj ka qëndruar duke krijuar, jo duke u dorëzuar.

“Pjesëmarrja në një ekspozitë me titull aq peshues sa “Nga Dardania në Pavarësi” është një moment kulminant për çdo artist, veçanërisht për ata që vijnë nga trevat shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është thjesht një shfaqje arti, por një dëshmi e vazhdimësisë sonë historike. Si artist nga Maqedonia, pjesëmarrjen në këtë ekspozitë e përjetoj si një rikthim në shtëpi. Për ne, arti është mjeti me të cilin kemi ruajtur identitetin. Të ekspozosh krah kolegëve nga Kosova dhe Shqipëria nën këtë tematikë, më bën të ndjehem pjesë e një mozaiku të madh që quhet “shpirti shqiptar”. Vepra ime në këtë ekspozitë funksionon si një urë që lidh antikitetin me të sotmen. Mesazhet që dëshiron të përcjellë janë: Qëndresa nuk është heshtje: Qëndresa jonë ndër shekuj nuk ka qenë pasive. Ajo ka qenë një forcë krijuese. Edhe në periudhat më të errëta, ne kemi prodhuar bukuri dhe kulturë, gjë që vërteton vitalitetin e rracës sonë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini: Qeveria nuk ka ndarë buxhet për projektet e reja në Gjakovë

​Ardian Gjini: Duhet të krijojmë kushte që qytetarët të pasurohen, synimi im është një Kosovë që krijon “Zuckerbergë”

Shqipëria radhitet e gjashta për numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore në Evropë

Gjashtë persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave në Deçan

Diaspora në fokus para zgjedhjeve, kritika ndaj partive për “kujdes sezonal”

KQZ: Edhe qytetarët që ndodhen përkohësisht jashtë Kosovës mund të votojnë më 7 qershor

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj pasi rrahu babanë e ish-bashkëshortes

Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pesti në skenë me “Nan”

​Pacolli fajëson Muhaxherin për mungesën e planit rregullues në Rugovë, paralajmëron ndërhyrje të ministrisë

​Pacolli fajëson Muhaxherin për mungesën e planit rregullues në Rugovë, paralajmëron ndërhyrje të ministrisë

Grupi nga Prizreni dhe Shtimja janë nisur sot nga Kosova për në haxh

Grupi nga Prizreni dhe Shtimja janë nisur sot nga Kosova për në haxh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën