Erblin Osmani debuton te Bayerni
Mesfushori nga Gjilani, Erblin Osmani ka debutuar me gjigantin gjerman Bayern Munich.
16-vjeçar u inkuadrua në lojë në minutën 87-të kundër Union Berlinit të cilën Bayern fito me rezultat 4:0.
Michael Olise me një supergol nga distanca u kujdes të kalonte Bayernin në epërsi (43’).
Ndërsa, tre minuta më vonë Serge Gnabry u gjend në vendin e duhur për të shënuar nga një top i kthyer dhe dërguar rezultatin në 2-0 (45+1’).
Harry Kane u përkujdes për golin e tretë pas një asistimi fantastik të Konrad Laimer (49’).
Kurse, për fitoren u përkujdes Serge Gnabry me një tjetër gol të bukur, ku s’i dha asnjë shans portierit as për të reaguar (67’).
Me këtë fitore, Bayerni është lider me 70 pikë ndërsa Union Berlin zë pozitën e 10-të me 31.










