TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

Kosova ende nuk i ka pranuar mjetet nga plani i rritjes i Bashkimit Evropian, anipse që nga 13 shkurti marrëveshja është ratifikuar në Kuvend. Nga BE-ja bënë të ditur se Kosova deri tani ka aplikuar për pjesën e parë prej rreth 7 për qind teksa tha se janë edhe disa kushte që Kosova duhet përmbushur për t’i marrë fondet.

by tëvë1
6 muaj ago
1 0
A A

Autor: Driton Sadiku

Marrëveshja për të përfituar plot 882 milionë euro u ratifikua më 13 shkurt.

Por nga këto fonde nga plani i Rritjes së Bashkimit Evropian, Kosova ende nuk ka marrë asnjë cent.

Nga Blloku, në një përgjigje për tëvë1, thanë se deri tani, Kosova ka aplikuar për pjesën e parë të fondeve, si pjesë e parafinancimit, në vlerë prej 61 milionë euro.

Por cilat janë kushtet që vendi t’i plotësojë, që mjetet të barten?

“Sa i përket kushteve që duhet të përmbushë Kosova, kushtet e përgjithshme përfshijnë stabilitetin makroekonomik, menaxhimin e shëndoshë të financave publike, transparencën dhe mbikëqyrjen e buxhetit; ndërsa kushtet paraprake përfshijnë respektimin e mekanizmave demokratikë dhe angazhimin konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mënyrë që të mund të bëhet lëshimi i fondeve të paradhënies në kuadër të Planit të Rritjes”, thuhet nga BE.

Megjithatë, përveç kësaj, Kosova pritet të marrë edhe pjesën tjetër të mjeteve.

Por sipas profesorit universitar Jeton Kelmendi, ato zor që do mund të merren edhe për një kohë.

“Këto mjete nuk jepen menjëherë por në mënyrë sistematike dhe është një plan strategjik, Kosova bën pjesë në atë plan por që ishte vonuar. Besoj që kjo duhet të ndodh deri në fund të vitit të ardhshëm, gjithmonë në qoftë se nuk do të kemi ndonjë destabilitet që mund të vije në çdo moment i paparashikuar”, thotw Jeton Kelmendi – profesor.

Kosova është e vetmja nga vendet e Ballkanit perëndimor që s’ka përfituar nga fondi 6 miliardësh i Bashkimi Evropian që qëllim ka rritjen ekonomike dhe afrimin me BE-në.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën