TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

by tëvë1
3 orë ago
2
A A
Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve për krime lufte Zoran Kostiq dhe Dragan Milloviq.

Kostiq është dënuar më 15 vjet burgim, kurse Milloviq më 7 vjet.

Për të akuzuarin Miloviq, prokurorja nw fjalwn përfundimtare kishte thënë  se njihej me nofkën “Musa”, ishte i uniformuar, ishte tek varrezat e Vushtrrisë ku ishin grumbulluar një numër i madh i popullatës civile, të cilët ishin ndarë- me qëllim që të identifikoheshin personat e rrezikshëm dhe përkrahës të UÇK-së.

“Ishte një person i njohur me nofkën “Musa”, ai u vesh me uniformë policore para luftës dhe meqenëse fshatrat e Vushtrrisë ishin rrethuar, gjegjësisht po bëhej luftë e pabarabartë ndaj popullatës së pambrojtur civile, që ishin grumbulluar tek varrezat- aty ishte një numër i madh civilësh shqiptarë, kur ndanë gratë veç, e burrat veç për të kërkuar personat e rrezikshëm dhe përkrahës të UÇK-së, në mesin e gjithë personave tjerë ishte edhe i akzuzuari”, tha ndër të tjera prokurorja.

Ndërsa, për të akuzuarin Kostiq, tha se ishte i vendosur në shtëpinë e Shaip Zenelit, ku nga aty merrnin urdhra, e pastaj fillonin aktivitetin kundër popullatës civile shqiptare, duke djegur shtëpi, rrahur, maltretuar dhe vrarë.

“Zorani së bashku me persona tjerë të armatosur dhe uniformuar hyn në familjen Ujkani dhe vranë anëtarët e familjes Ujkani, pastaj dogjën shtëpinë e tyre, ku brenda ishin kufomat e tyre, ku të gjithë u dogjën”, tha prokurorja.

Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq akuzohen se, në cilësinë e pjesëtarëve të policisë serbe, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë, ushtrisë dhe formacioneve paramilitare serbe, kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë konfliktit në Kosovë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 16 maj 2024, i akuzuari Zoran Kostiq gjatë kohës së luftës në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore serbe, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë, ushtrisë dhe paramilitarë serbë, i veshur me uniformë të policisë dhe i armatosur, me vetëdije dhe qëllim, duke vepruar sipas planit dhe urdhrave të eprorëve të tij, ka marrë pjesë direkt në sulmin kundër popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar, konkretisht familjes Ujkani gjatë një aksioni të mirë-organizuar, pasi që forcat serbe ishin vendosur në shtëpinë e Sh.Z, të cilën policia dhe ushtria serbe e ka shfrytëzuar si shtab, ditën kritike në ofensivën e ushtrisë serbe kundër popullatës civile.

Sipas aktakuzës, në mesin e pjesëtarëve tjerë të ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, ishte edhe i akuzuari Kostiq, i cili ka marrë pjesë në plaçkitjen e shtëpive të banorëve shqiptarë, pastaj ka djegur shtëpitë dhe ka vrarë civilë të paarmatosur në fshatin Reznik, si: I.U, M.U me bashkëshorte, B.U, F.U, S.U, F.U., (të familjes Ujkani) po ashtu në ditën kritike vriten edhe T.U me bashkëshorten H.U, dhe me qëllim për t’-i zhdukur provat dhe për ta zbatuar planin në tërësi, ua vënë zjarrin shtëpive dhe djegin kufomat e familjes Ujkani (këtë ngjarje e ka parë dëshmitari B.U).

Tutje, në aktakuzë thuhet se më 22 maj 1999, i akuzuari Kostiq në bashkëkryerje me persona tjerë të paidentifikuar kishte urdhëruar dëbimin e popullatës shqiptare nga shtëpitë e tyre, duke i detyruar të vazhdojnë në drejtim të varrezave të qytetit e duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, ku në atë turmë ishin pjesëtarët e familjes Dallku- M.D, A.D, F.D, E.D, SH.D, V.D, V.D,V.D, L.LL dhe tre persona me mbiemrin Haliti.

Gjatë rrugës për te varrezat e qytetit, polici serb M.C., i thotë të akuzuarit Kostiq “ti e din fare të bësh me kta” dhe aty fillojnë t’i rrahin civilët me mjete të forta si gyp metalik, shkopinj të fortë të drurit, kondak të automatikut e të tjera, pastaj i kanë urdhëruar të hyjnë në dyqanin e Rashanëve, ku aty ishin edhe tre persona tjerë civilë H.H, E.H dhe N.H, pastaj të njëjtit i kanë urdhëruar prapë që të dalin nga lokali dhe të nisen para shtëpisë së S.P., ku ishin edhe disa paramilitarë me uniforma ushtarake me ngjyrë të kombinuar, të cilët kishin armë të shkurtra dhe të gjata.

Aty thuhet se i akuzuari Kostiq i veshur me uniformë policore serbe e kishte pyetur një paramilitar tjetër serb “se a e doni edhe këtë grup” ku ishin rreth 12 veta, mirëpo njëri nga paramilitarët i kishte thënë se këtu ka përfunduar çdo gjë dhe vazhdoni diku tjetër, andaj vazhduan nëpër rrugë tjera për të shkuar tek varrezat e qytetit dhe para shtëpisë se dr. Ramadan Gjoni.

Aktakuza thotë se me të ardhur aty, Kostiq kishte urdhëruar civilët të mbështeten me fytyrë nga muri me duar lartë, dhe një moment polici Kostiq ishte afruar te viktima Sh.D dhe i kishte lënë në xhepin e djathtë të xhaketës katër- pesë fishekë të armës, dhe pas pak i urdhëron t’i nxjerrin gjërat që kishin me vete, ndërsa në atë moment Sh.D i nxjerrë nga xhepi fishekët, meqë rast Kostiq i thotë “ti po bartëshe fishekë për të vrarë policë” dhe e thërret një paramilitar që ishte pa flokë, i gjatë, i armatosur dhe me veshje ushtarake, armë zjarri të gjatë dhe të shkurtër, si dhe thika dhe aty ai i ndanë Sh, S veçmas, V., N., dhe E.H., duke i futur në shtëpinë e Gjoni së bashku edhe me dy paramilitarë tjerë, dhe pas pak kohe janë dëgjuar krisma armësh dhe ishte vrarë Sh.D, kurse V., e marrin katër paramilitarë me veturë pasi që e kishin marrë vesh se i kishte dy vetura në shtëpi ia marrin ato, ndërkohë kanë filluar bombardimet nga NATO e më pastaj të gjithë personat që ishin në varrezat e qyteti në Vushtrri aty janë shpërndarë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, thuhet se më 24 maj 1999, i dëmtuari -dëshmitari V.L., pasi ishte ndarë nga familja nga forcat paramilitare serbe, ishte arrestuar dhe dërguar në stacionin policor në Vushtrri, për t’u marrë në pyetje. Aty i akuzuari Kostiq e ka goditur të dëmtuarin V.L me një mjet të fortë dy-tri herë mbrapa kokës, me arsyetim se “është një terrorist i UÇK- së”, i cili nga këto goditje alivanoset.

Më këtë, në bashkëkryerje i akuzuari Kostiq ngarkohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSF-së, të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, “Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës” nga neni 146, par.1 dhe 2, nënparagrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3 të KPRK-së, ndërlidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas dispozitivit të dytë, i akuzuari Dragan Miloviq gjatë kohës së luftës në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore serbe, në periudhën e luftës në Kosovë, bashkë me të tjerë me forcë i kanë dërguar diku 20 mijë banorë civilë të Vushtrrisë tek varrezat e qytetit dhe aty të akuzuarit kanë maltretuar, rrahur e torturuar civilë, të cilët gjendeshin të grumbulluar te varrezat e qytetit, ku në mesin e tyre ishte edhe K.Sh., i cili e njihte tani të akuzuarin Miloviq dhe e lut të akuzuarin që ta shpëtojë, por i njëjti i thotë “s’kam ca me të ba”.

Pastaj, thuhet se i akuzuari Miloviq së bashku me disa policë serbë të armatosur fillojnë t’i ndajnë popullatën civile shqiptare, si dhe i detyrojnë që t’i vendosin duart e lidhura pas koke dhe të bien me gjunj në kokë për toke, duke i goditur vazhdimisht disa me bastun të hekurt, e disa me shkopinj druri dhe me kondaktë të armëve.

Aktakuza thotë se në atë turmë ishte edhe A.A, K.SH, H.K, F.B, M.M, S.R, T.F e të tjerë, ku K.SH dhe A.A e kishin parë tani të akuzuarin Miloviq që ka qenë i veshur me uniformë të policisë serbe dhe pajisje të policisë, duke i goditur pandërprerë këta civilë me shkop metalik e po ashtu duke i rrahur civilët me boksa dhe shqelma, ku të njëjtit kishin arritur ta identifikojnë të akuzuarin Miloviq.

Në aktakuzë thuhet se dëshmitari A.A., sa ishte në rresht në grumbullin e personave të grumbulluar, kishte dëgjuar një polic serb duke iu drejtuar tani të akuzuarit Dragan “ndalu çka je ka ban kështu se kta gja (lopë) nuk janë”, pastaj me dhunë i kanë hipur në kamionë dhe i dërgojnë në burgun e Smrekonicës, ku janë maltretuar në mënyrat më brutale, edhe nga kryerës tjerë dhe se pas disa dite qëndrimi në burg janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë.

Me këtë, akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 te KPRK, në kundërshtim me nenin e përbashkët 3 dhe 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 8 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë.

Tags: Akuzadenimi me burgimKostiq - MilloviqKrime lufteTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Alban Hyseni prin në Gjilan, LDK e dyta me Arbër Ismajlin

Hyseni: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën janë provokuese

Siguria në vendet e punës, Bajraktari: Ndërtimtaria, sektori më i rrezikshëm në Kosovë

Siguria në vendet e punës, Bajraktari: Ndërtimtaria, sektori më i rrezikshëm në Kosovë

Policia shpall në kërkim katër persona për fajde e detyrim në Prizren, ua publikon fotot

Policia shpall në kërkim katër persona për fajde e detyrim në Prizren, ua publikon fotot

Policia në ARBK, ende nuk dihet arsyeja

Prokuroria: Zyrtaret e ARBK-së kanë bërë ndryshimin e pronësisë në vlerë mbi 50 mijë euro

Alban Hyseni prin në Gjilan, LDK e dyta me Arbër Ismajlin

Hyseni: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën janë provokuese

Siguria në vendet e punës, Bajraktari: Ndërtimtaria, sektori më i rrezikshëm në Kosovë

Siguria në vendet e punës, Bajraktari: Ndërtimtaria, sektori më i rrezikshëm në Kosovë

Policia shpall në kërkim katër persona për fajde e detyrim në Prizren, ua publikon fotot

Policia shpall në kërkim katër persona për fajde e detyrim në Prizren, ua publikon fotot

Ditari: 18.03.2026

Ditari: 18.03.2026

Policia në ARBK, ende nuk dihet arsyeja

Prokuroria: Zyrtaret e ARBK-së kanë bërë ndryshimin e pronësisë në vlerë mbi 50 mijë euro

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë është e pakalueshme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë është e pakalueshme

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit zhvillon operacion në kufi me Malin e Zi

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit zhvillon operacion në kufi me Malin e Zi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën