TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ligji për Automjete dhe Ligji për të Huajt: Një test sociologjik për “Republikën e tretë” të Albin Kurtit

by tëvë1
3 orë ago
0
A A

Autor: Prof. Dr. Fadil Maloku, Sociolog

Duket se iniciativa e Qeverisë së Kosovës për zbatimin më strikt të Ligjit për Automjete dhe Ligjit për të Huajt (që kufizon dukshëm qarkullimin e automjeteve me targa serbe në maksimum tre muaj dhe kërkon që të gjithë vizitorët të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orëve) në realitet nuk është vetëm një çështje administrative (lexo: teknike) apo formale juridike.

Ajo është shumë më tepër një çështje, do të thosha, normative, që domosdoshmërisht “prodhon” edhe një sërë reperkusionesh sociologjike.

Këto reperkusione apo pasoja, që pa asnjë dyshim do të duhej të manifestoheshin taksativisht në sferën e proceseve integruese, kanë të bëjnë me problemet e dallimeve sociale, e sidomos me çështjet që lidhen me zhvillimet në procesin e shtetndërtimit të Republikës. Në këtë kontekst, targat e automjeteve, dokumentet identifikuese, si dhe kontrolli i territorit dhe mobilitetit juridik, zënë një vend kyç.

Këto procese, qeveria e dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit nëse nuk shkojmë sërish në zgjedhje të panevojshme nga këndvështrimi i sociologjisë së shtetit do të duhej që sidomos ligjet që kanë të bëjnë me narrativën e territorialitetit dhe regjistrimin e akterëve t’i shndërronte në një ndihmesë të palëkundur në procesin e konsolidimit të sovranitetit. Sepse, për gjykimin tim, vetëm forcimi dhe konsolidimi i monopolit të shtetit mbi rregullimin e mobilitetit dhe identitetit juridik, bashkë me reduktimin e përvojave të këqija informale (p.sh. përdorimi i targave të Serbisë në territorin e Kosovës), e sidomos me krijimin e një “uniforme” të re institucionale në gjithë territorin, do t’i jepnin Republikës një pamje tërësisht normative dhe një “road map” të duhur të rrugëtimit për një “Republikë të tretë”, apo për një shtet tërësisht normal, sikurse shtetet e tjera në BE.

Në Evropë nuk duhet harruar se ekzistojnë modele të njohura si French Third Republic që simbolizojnë një riorganizim substancial institucional, sidomos në situata ngërçi dhe krizash të mëdha shtetërore, sikurse e kemi ne sot në Kosovë.

Megjithatë, në këtë rrugëtim të gjatë, e besa edhe me përplot pengesa serioze dhe ndërskamca evidente, pjesa normative (jo ajo teknike) do të marrë kohën e vet të nevojshme. Këtu duhen shtuar edhe bisedimet e stërzgjatura me Serbinë, pastaj rreziqet nga ndryshimet aktuale gjeopolitike globale, ato kontinentale dhe rajonale, të cilat mund ta frenojnë dukshëm këtë proces të konsolidimit dhe realizimit të këtij projekti të domosdoshëm për Republikën e Kosovës.

Në jetën e përditshme, zbatimi i Ligjit për Automjete dhe Ligjit për të Huajt, për momentin duket se ka impakt vetëm mbi një grusht serbësh (në veri), të cilët gjatë gjithë periudhës së pasluftës kanë përdorur automjete me targa të Serbisë, dokumente dhe madje edhe monedha jashtë sistemit institucional të Kosovës.

Ky imponim duhet parë edhe si një instrument presioni politik dhe përforcim të diskursit të viktimizimit në baza etnike, çka u hetua edhe nga revolta që shprehën publikisht studentët e Mitrovicës, bashkë me alarmin që Serbia e ngriti përmes vizitës së shpejtuar të ndërmjetësuesit të dialogut, Peter Sorensen, në Prishtinë ditët e fundit.

Për gjykimin tim sociologjik, ky ligj do të duhej nesër të prodhojë, midis tjerash, edhe tri efekte apo pasoja domethënëse për Republikën e Kosovës. Fjala është për ndryshime që do t’u paraprijnë transformimeve thelbësore dhe historike, por edhe një transformimi demokratik të vetë shtetit, ku qeveria, sa po kuptoj unë, veçse ka filluar ta testojë narrativën e re të madhe shtetformuese.

Por cilat janë këto efekte?

Efekti i parë lidhet me ridizajnimin — apo, në një kuptim më të gjerë, me obligimin kushtetues — për ta konsoliduar gjithnjë e më shumë sferën e sovranitetit institucional të shtetit.

Efekti i dytë do të balancojë shqetësimet, madje edhe tensionet e mundshme etnopolitike në komunat e ndjeshme, ku Serbia ende, mjerisht, e ushtron ndikimin e vet përmes Lista Srpska, e cila në fakt funksionon si një “kalë Troje” në skenën tonë politike.

Efekti i tretë, që do të formalizohej përmes këtij ligji, ka të bëjë me mobilitetin e shtetit për të flakur, ose së paku për të reduktuar, praktikat informale që kanë gravituar pa pengesa serioze gjatë gjithë periudhës së pasluftës nga ana e grupeve kriminale, sikurse ato të Milan Radoiçiqit.

Duhet kuptuar se njohja e deritanishme e dokumenteve serbe nga ana e institucioneve kosovare, de facto dhe de jure, shënonte, përveç të tjerash, edhe një relativizim të dukshëm të monopolit të shtetit kosovar mbi identifikimin juridik të qytetarëve. Ky privim nga e drejta e monopolit të identifikimit shtetëror mbi qytetarët serbë në pjesën veriore të Kosovës e ka kontestuar vazhdimisht jo vetëm sovranitetin, por edhe instalimin dhe funksionimin e vlerave dhe normave demokratike në gjithë territorin e Republikës.

Sepse shteti modern, përveç të tjerash, karakterizohet pikërisht nga monopoli i legjitimitetit institucional që ai ushtron mbi qytetarët e vet, përfshirë këtu edhe kontrollin mbi dokumentet identifikuese, lejen e qarkullimit dhe mekanizmat e tjerë juridikë të mobilitetit.

Pra, shikuar me “dioptrinë” sociologjike, njohja e dokumenteve të një shteti tjetër brenda territorit të Kosovës, përveç që është një cenim simbolik i autoritetit shtetëror, përbën edhe një dualitet institucional që prodhon konfuzion normativ në mesin e qytetarëve dhe paralelizëm politik.

Mendoj se Qeveria ka bërë mirë që e shtyu afatin e ekzekutimit të vendimit të këtij ligji. Ajo dëshmoi një pragmatizëm institucional, e jo domosdoshmërisht ndonjë dorëzim, ashtu siç e percepton një pjesë e opozitës. Pragmatizmi politik, në rrethanat aktuale, edhe pse mund të interpretohet si një manovrim për ta mirëmbajtur kapitalin politik të arritur nga zgjedhjet e dhjetorit, në fakt paraqet një sjellje konstruktive që, siç u pa, u përshëndet si nga Brukseli ashtu edhe nga Uashingtoni.

Si i tillë, vendimi mund të interpretohet edhe si një sinjal pozitiv kooperativ ndaj BE-së dhe partnerëve perëndimorë, por edhe si një hap që delegon mesazhin se Kosova nuk mund të jetë vetëm pjesë e “menusë”, por edhe një aktor racional dhe i përgjegjshëm në obligimet e përbashkëta — obligime që nesër mund të shërbejnë edhe për projektin e “Republikës së tretë”.

Në fakt, ky ligj nuk është vetëm një çështje formale targash apo dokumentesh identifikuese. Ai është një test historik për vetë shtetin, qeverinë, opozitën dhe mbarë shoqërinë kosovare.

Dhe pikërisht nga mënyra se si do të menaxhohet ky test do të shihet nëse Kosova po hyn vërtet në fazën e “Republikës së tretë”, apo nëse do të vazhdojë të jetojë edhe më tej me hijen e dualizmit të sovranitetit që e instaloi skema dhe fryma ahtisariane.

Sepse sovraniteti i një shteti nuk matet vetëm me deklarata publike politike — të cilat ndonjëherë mund të kenë edhe prapavijë populiste — por ekskluzivisht me aftësinë e tij për ta zbatuar ligjin cep më cep të territorit.

Për mua, dilema “hamletiane” mbetet kjo:

A mund “Republika e tretë” të shndërrohet nga një projekt shtetëror i Kosovës në një hap historik drejt një vizioni gjithëkombëtar shqiptar — një lloj “Lidhjeje të Re të Prizrenit” të shekullit XXI?

 

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Krahasim mbi karakterin strategjik të dy konflikteve të mëdha “Lufta e Golfit” dhe konfliktit aktual mes SHBA-Izraelit dhe Iranit

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Nga Qeveria Kurti 3 presim rezultatet, jo narrativa

Rizvanolli pret ambasadorin e BE-së në përfundim të mandatit, vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm

Rizvanolli pret ambasadorin e BE-së në përfundim të mandatit, vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm

Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës

Arrestohet shtetasi i Kosovës, u zu në kufi me lëndë narkotike

Konjufca dënon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit, fton organet e drejtësisë të ndjekin rastin

Heqja e masave ndaj Kosovës, Konjufca: Presim progres në rrugën drejt BE-së

Krasniqi: Janë kryer inspektime për çmimet e naftës, disa raste pritet të shkojnë në gjykatë

Krasniqi: Janë kryer inspektime për çmimet e naftës, disa raste pritet të shkojnë në gjykatë

“Matrix” shënon emisionin e 100-të: Analiza për zhvillimet aktuale dhe ato që priten

“Matrix” shënon emisionin e 100-të: Analiza për zhvillimet aktuale dhe ato që priten

Haxhiu kritikon Kurtin për marrëveshjet me BE-në, thotë se do duhej hetim parlamentar për dialogun me Serbinë

Haxhiu kritikon Kurtin për marrëveshjet me BE-në, thotë se do duhej hetim parlamentar për dialogun me Serbinë

I dyshuari për vrasjen në Gjakovë vetëdorëzohet në polici

“Shtiu disa herë mbi trup”- Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën