TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Nga një janari ka hyrë në fuqi ligji i ri për tatimin në pronë i cili parasheh dyfishim të tatimit e me raste edhe trefishim varësisht nga vlera e pronës. Qytetarët ende nuk i akne pranuar faturat e tatimit, megjithëse thonë së një rritje e tillë është barrë e lartë për ta. Ekonomistët kërkojnë të paktën shtyrje të zbatimit.

by TËVË 1
2 orë ago
0 0
A A

Nga ky vit qytetarët e Kosovës do ta paguajnë tatimin në pronë, të paktën për gjysmë më shtrenjtë.

Kjo pasi nga janari hyri në fuqi ligji i ri, i cili parasheh që tatimi të dyfishohet, ndërsa për pronat komerciale rritja mund të arrijë deri në 200 apo edhe 300 për qind.

Megjithatë, ani se kanë kaluar gati tre muaj nga kur hyri në fuqi,  qytetarët ende nuk i kanë pranuar faturat e reja të tatimit.

Veçse me rritjen e paralajmëruar, assesi nuk po pajtohen.

“Barrë e rëndë se për një shtëpi me vijnë 70, 80 euro, p.sh vitin e kaluar kam pagu 37 euro tash dyfish po shkon 100shi”, tha qytetari Sabit Makolli.

“Shumë e rëndë është, po flasë për atë pjesën e popullsisë që është më e varfër, kemi pensionist,edhe vet jam pensionist, çdo send po shtrenjtohet e këta s’po bëjnë asgjë”, tha qytetari tjetër Zijanin Zeqiri.

Sipas ekonomistit Jakup Bellaqa, shteti s’do të duhej ta mbush buxhetin në kurriz të qytetarëve, por të gjejë forma të tjera.

“Duhet të ketë tatime të përshtatshme që nuk e dëmtojnë biznesin sepse nuk është zgjidhje të rriten tatimet për ta rrit buxhetin, por duhet të shtrihet baza tatimore që të sigurohen të hyrat e rregullta”, tha ekonomisti Jakup Bellaqa.

Andaj thotë se më e rrugës do ta shihte shfuqizimin ose pezullimin e këtij vendimi.

“Është dashtë të shtyhet zbatimi edhe për një kohë derisa të krijohet një stabilitet politik e institucional që thjeshtë të funksionojnë mekanizmat e shtetit derisa të fuqizohet ekonomia e Kosovës”.

Ministria e Financave me ligjin e ri kishte vendosur që tua falte nga 100 euro të tatimit në pronë qytetarëve.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë nen të ligjit, duke ua lënë në kompetencë komunave marrjen e këtij vendimi.

E shumica nga komunat vendosën të mos i falin këto borxhe, pasi thanë se do t’u dëmtohej buxheti.

Kronikë e realizuar nga gazetari Driton Sadiku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën