TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pagjumësia mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjes së Alzheimerit

by TËVË 1
2 muaj ago
1
A A
Pagjumësia mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjes së Alzheimerit

Pagjumësia mund të jetë një nga shenjat e hershme të sëmundjes së Alzheimerit, sipas një studimi të ri që është publikuar në revistën shkencore “npj Dementia”. Hulumtimi hedh dritë mbi arsyen pse problemet me gjumin shfaqen shumë më herët se simptomat më të njohura të kësaj sëmundje.

Studiuesit kanë zbuluar se rol të rëndësishëm luan grumbullimi i proteinës tau në tru. Këto grumbullime, të njohura si “tau tangles”, dëmtojnë qelizat nervore dhe prishin komunikimin mes tyre, duke çuar në probleme me kujtesën dhe funksionet e aftësive njohëse, simptoma tipike të Alzheimerit, ka shkruar ScienceAlert.

Studimi i ri, i udhëhequr nga një ekip shkencëtarësh nga University of Kentucky në SHBA, ka sugjeruar se kjo proteinë mund të ndikojë edhe në mënyrën si truri prodhon energji.

Sipas studiuesve, proteina tau mund të “rrëmbejë” furnizimin me energji të trurit, duke i mbajtur neuronet vazhdimisht të aktivizuara dhe duke e bërë më të vështirë që truri të qetësohet dhe të bjerë në gjumë.

Përmes eksperimenteve të kryera te minjtë laboratorikë apo kaviet, shkencëtarët zbuluan se kur proteina tau grumbullohet në mënyrë jonormale, truri nuk përdor më sheqerin për të prodhuar energji në mënyrën e zakonshme. Në vend të kësaj, ai prodhon më shumë glutamat, një neurotransmetues që stimulon aktivitetin e neuroneve dhe ndihmon në të mësuar dhe kujtesë.

Megjithatë, kur glutamati prodhohet në sasi të tepërt, truri mbetet në gjendje “gatishmërie” të vazhdueshme, gjë që e bën të vështirë të fjeturit.

“Është si një fëmijë i vogël që nuk pranon të qetësohet dhe të flejë”, ka thënë studiuesja kryesore Shannon Macauley, fiziologe në University of Kentucky.

Sipas saj, ajo që ndodh është se truri përdor gjithë glukozën për të prodhuar vazhdimisht glutamat, duke e mbajtur sistemin zgjuar dhe duke e penguar të arrijë fazat e thella dhe rikuperuese të gjumit, të cilat janë thelbësore për rikuperimin dhe formimin e kujtesës.

Studiuesit kanë vërejtur se ky proces fillon që në fazat shumë të hershme, madje para se proteina tau të formojë plotësisht grumbullimet karakteristike në tru. Kjo mund të shpjegojë pse problemet me gjumin shpesh shfaqen shumë vite përpara diagnostikimit të Alzheimerit.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se ky studim është kryer vetëm te minjtë dhe nevojiten studime të tjera për të konfirmuar të njëjtat rezultate te njerëzit.

Studime të mëparshme kanë lidhur Alzheimerin edhe me probleme në mënyrën si qelizat e trurit prodhojnë energji. Një teori e përhapur sugjeron se vështirësitë e qelizave për të “lexuar” dhe përpunuar nivelin e sheqerit në gjak mund të ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes.

Në këtë studim, shkencëtarët sugjerojnë se grumbullimet e proteinës tau mund ta shtyjnë trurin të punojë në mënyrë të tepruar, duke e prishur balancën mes aktivitetit dhe qetësisë së neuroneve.

Sipas tyre, krijohet një cikël problematik: Alzheimeri prish gjumin, ndërsa mungesa e gjumit mund ta përkeqësojë edhe më shumë sëmundjen.

Megjithatë, kuptimi i këtij cikli mund t’i ndihmojë shkencëtarët ta ndërpresin atë.

Studiuesit sugjerojnë se disa ilaçe ekzistuese që ndikojnë në metabolizmin e trurit, si disa barna për epilepsinë ose për diabetin e tipit 2, mund të ndihmojnë në qetësimin e aktivitetit të tepërt të trurit dhe të përmirësojnë gjumin. Kjo, nga ana tjetër, mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes.

“Gjëja më emocionuese është se duket se disa nga këto ndryshime mund të jenë të kthyeshme. Kjo do të thotë se nuk është e nevojshme të rikrijohen neuronet ose të zhduken të gjitha pllakat dhe grumbullimet në tru për të përmirësuar gjumin”, ka thënë Macauley.

Studimi gjithashtu tregon se sa kompleks është Alzheimeri dhe se trajtimi i tij ka të ngjarë të kërkojë zgjidhje që adresojnë disa procese të ndryshme në trup dhe në tru.

Ndërkohë, shkencëtarët theksojnë se ekzistojnë gjithnjë e më shumë faktorë rreziku për Alzheimerin që lidhen me stilin e jetesës, dhe gjumi është një prej tyre.

“Derisa të kemi më shumë trajtime që ndikojnë drejtpërdrejt në sëmundje, është shumë e rëndësishme të theksohen faktorët që njerëzit mund t’i ndryshojnë vetë, si gjumi, për të ulur rrezikun”, ka thënë fiziologia Riley Irmen nga University of Kentucky.

Tags: AlzheimeriGjumiShendeti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hulumtimet tregojnë se cili zakon mund të dyfishojë rrezikun e kapsllëkut

Hulumtimet tregojnë se cili zakon mund të dyfishojë rrezikun e kapsllëkut

Tri aktivitete që ulin rrezikun nga hipertensioni

Tri aktivitete që ulin rrezikun nga hipertensioni

Ushqimet që forcojnë trurin dhe memorien tuaj

Ushqimet që forcojnë trurin dhe memorien tuaj

Gjermania zbulon virusin e hepatitit A në frutat e ngrira nga Serbia

Gjermania zbulon virusin e hepatitit A në frutat e ngrira nga Serbia

Shtatë vite pas anëtarësimit në BE, të huajt mund të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri

Shtatë vite pas anëtarësimit në BE, të huajt mund të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri

Gërvalla: Fuqizimi i familjes është përgjegjësi shtetërore

Gërvalla: Fuqizimi i familjes është përgjegjësi shtetërore

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

Mbyllet për publikun gjykimi për vrasjen në Zllakuqan, dëshmojnë dëshmitarë të mitur

Haxhiu pas takimit me Marta Kos: Kosova në BE është zgjedhje strategjike dhe e qytetarëve

Haxhiu pas takimit me Marta Kos: Kosova në BE është zgjedhje strategjike dhe e qytetarëve

Pesë italianë vdesin gjatë një zhytjeje me skuba në Maldive

Pesë italianë vdesin gjatë një zhytjeje me skuba në Maldive

Kurti me paralajmërim për Prokurorinë e Gjykatën para Kos: Ta shohim çfarë do të vendosni për ata që gjakosin zv.ministra

Kurti me paralajmërim për Prokurorinë e Gjykatën para Kos: Ta shohim çfarë do të vendosni për ata që gjakosin zv.ministra

Shqipëria 3 stërvitje të përbashkëta me Kroacinë dhe Kosovën, ministri Nufi: Nuk na shqetëson stërvitja NATO- Serbi

Shqipëria 3 stërvitje të përbashkëta me Kroacinë dhe Kosovën, ministri Nufi: Nuk na shqetëson stërvitja NATO- Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën