TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje

by TËVË 1
12 orë ago
2
A A
​Investimet më të mëdha për vitin 2022 ishin në ndërtim

Blerja e një banese në Prishtinë është bërë sfidë për shumë familje. Çmimet në periferi të kryeqytet shkojnë në rreth 1,400 euro për metër katror, teksa në afërsi të qendrës në mbi 2 mijë e 800 euro.

Lagjja Mati-1 sipas ndërtueseve mbetet një nga zonat më të kërkuara për banim nga qytetarët.

Aktualisht metra katror në këtë lagje sillet rreth 1,100 -1,400 euro.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave flasin për rritje prej 4.3% të çmimeve të pronave të banimit në Prishtinë në tremujorin e tretë të 2025-s, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Pronar të kompanive të ndërtimit thonë se kërkesat për blerje të banesave janë të mëdha, teksa tregojnë edhe arsyet se pse janë ngritur çmimet.

“Ne jemi duke e shitur 1,250 euro aktualisht. Po shpresoj se do të mund të arrijmë me e mbajt këtë çmim edhe pse nuk është e lehtë pasi çmimet e ndërtimit kanë lëvizje deri 20-30%. Fuqia punëtore është jostabile pasi ka mungesë. Edhe kur ka pasur mungesë jemi obliguar t’i bëjmë me standard të Bashkimit Evropian. Përqindjet e pronarëve të tokave janë elementi i parë që neve na imponojnë ngritjen e çmimeve. Kjo zonë ka mbërri me ardh deri në 42% me i kërkuar pronarët e tokave”, ka thënë Arif Dermishi, pronar kompanie për RTK.

Pos çmimeve tjera, paralajmërohet se në muajt në vijim mund të ngrihen edhe çmimet për banesa.

“Unë kam frikë se çmimet do të rriten prapë fatkeqësisht sepse nga dje, vetëm lufta në Iran ka rrit çmimin e betonit për 8-9 euro në kubik. Materialet elektrike kanë mbërri me shkuar në 40% rritje”, ka shtuar Dermishi.

Njohës të ekonomisë thonë se për shkak të kërkesave të mëdha të diasporës për të blerë patundshmëri në Kosovë, çmimet po mbahen të larta.

“Për familjet kosovare trendi i rritjes së çmimeve po krijon vështirësi. Këtu kemi një efekt nga diaspora. Diaspora janë blerësit më të mëdhenj. Kemi parë raportet e remitencave dhe investimeve të huaja, ku kemi trend të blerjes së banesave. Kjo bën që të kemi kërkesa më të larta. Kërkesa më e lartë ndikon në rritjen e çmimeve”, ka thënë profesor i ekonomisë Fidan Qerimi.

Derisa çmimet për banim në Prishtinë janë vlerësuar si të larta, ndërtuesit thonë se janë rritur kërkesat për banim në Fushë Kosovë. Megjithatë edhe në këtë komunë viteve të fundit çmimet e banimit janë ngritur.

Rreth 900 euro e më shumë për metër katror shkojnë çmimet e banesave në këtë komunë. Teksa ato që janë në ndërtim e sipër, kanë çmime më të ulëta.

Tags: ASKBanesaPrishtineTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa i drejtohet VV-së: A është e kapur Kushtetuesja nga opozita

Mustafa i drejtohet VV-së: A është e kapur Kushtetuesja nga opozita

Dekreti për shpërndarje të Kuvendit,Haxhiu: Vendim i ngutshëm dhe jo kushtetues

Dekreti për shpërndarje të Kuvendit,Haxhiu: Vendim i ngutshëm dhe jo kushtetues

Rashiq: Të gjithë do të jemi humbës para qytetarëve nëse shkojmë në zgjedhje

Rashiq: I ngatërrova ngjarjet kur fola për Manastirin e Deçanit

Ekonomistët: Çmimi i naftës rritet shpejtë sepse Kosova nuk ka rezerva të naftës

Policia e Kosovës ndalon kamion me dru të paligjshëm në Podujevë

Policia e Kosovës ndalon kamion me dru të paligjshëm në Podujevë

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë

KB Prishtina heq dorë nga Liga ENBL

KB Prishtina heq dorë nga Liga ENBL

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën