Një person është plagosur me thikë në Mitrovicën e Veriut.
Rastin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe është në kërkim të personit apo personave të dyshuar të përfshirë në këtë incident.






