TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prokuroria kërkon dënimin, mbrojtja lirimin – Fjalët përfundimtare në gjykimin për 400kg kokainë

Në fjalën e saj përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar që të gjithë të akuzuarit për rastin e 400 kiliogramëve kokainë të ardhura nga Brazili në Kosovë, të dënohen. Sipas Prokurorisë, plani ishte që kjo sasi e kokainës të shpërndahej brenda pesë ditëve në Kosovë. Mirëpo, mbrojtja i kundërshtoi këto pretendime.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
0 0
A A

Gjyqit për 400 kg kokainë, i ka ardhur fundi.

Sot, palët para trupit gjykues dhanë fjalët përfundimtare.

Prokuroria nisi e para, duke ritheksuar edhe njëher tjetër akuzat e saj për drogën e ardhur nga Brazili.

I akuzuari kryesor, pronari “MC Food”, Izet Sheqiri, sipas prokurorisë, ishte në dijeni për çdo lëvizje në kompani.

“Nga provat materiale si dhe nga vet deklarimi i të pandehurit, Izet Sheqiri, është vërtetuar se i njëjti ka qenë në dijeni dhe i informuar për çdo porosi malli nga jashtë vendit nga zevendësdrejtori i kompanisë, tani i pandehuri, Faton Vrajolli, përfshirë edhe rastin konkret, ku është gjetur substanca narkotike. Për më tepër, vet i pandehuri, Izet Sheqiri, gjatë shqyrtimit gjyqësor ka pohur faktin se porositë e mallit i ka bërë Faton Vrajolli, por gjithmonë me konfirmimin dhe aprovimin paraprak të tij.”, ja thënë Gashi.

Prokurori pretendon se bartja e drogës u bë për qëllim të përfitimit pasuror, duke shfrytëzuar mungesën e kontrollit të kamionit.

“Është vërtetuar se i akuzuari Izet bashkë më të akuzuarin Vrajolli, fillimisht kanë planifikuar që të importojnë substancën narkotike të llojit kokainë prej 400 kg, dhe që kjo sasi e narkotikëve të vendoset brenda sasisë të produktit të mishit të bardhë, për importimin e të cilit mish, i akuzuari Izet dhe Faton, duke shfrytëzuar kompaninë “MC FOOD”, kanë arritur që të lidhin marrëveshje me përfaqësuesit e kompanisë “SEARA” nga Brazili. Pastaj është vërtetuar se i akuzuari Izet Sheqiri gjithashtu ishte i frikësuar për ngarkesën gjatë gjithë kohës sa ishte duke u transportuar, përfshirë mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme me shoferin, tani të pandehurin, Fehmi Bytyqi, i caktuar për transportimin e lëndës narkotike nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës.”, ka thënë tutje Gashi.

Sipas prokurorit Gashi, shoferi i këtij kamioni i kishte mbajtur të informuar përgjatë gjithë rrugës Sheqirin e Vrajollin.

“Me të arritur në terminalin doganor në Fushë Kosovë, pasi që është hapur kontineri për kontroll doganor, i njëjti e ka incizuar mallin brenda kamionit ku ishte substanca narkotike dhe menjëherë ia ka dërguar Izet Sheqirit, për ta siguruar se substanca narkotike kishte arritur të futet në Republikën e Kosovës.”, theksoj Gashi.

Gjithë kjo fjalë përfundimtare nga prokuroria, sipas ekipeve mbrojtëse nuk ishte e bazuar në prova.

“Gjitha ato që është dashtë t’i analizojë prokuroria, dhe t’i shtjellojë ashtu siç e obligon ligji e jo qefi i dikujt. Dhe krejt këtë e interpreton duke e konsideruar Gjykatën si fontanë dëshirash, pa pasë as më të voglën keqardhje se me shtrembërimin e fakteve, nuk arrihet drejtësia.”, u shpreh Latfiaj.

Latifaj pati edhe disa pyetje për prokurorinë.

“Pse nuk u arrestu personi që pat me shpërnda drogën nëpër Kosovë, që sipas jush ka shku me marrë. Tash a po i besoni se Kadri Sheqiri ka pasë me shpërnda drogën, apo ky personi? Apo së bashku?”, u shpreh tutje Larfiaj.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, ishte planifikuar brenda pesë ditësh që sasi prej 400 kg kokainë të shpërndahej në Prishtinë.

Përveç Izet Sheqirit dhe Faton Vrajollit, të akuzuar janë dhe Kadri Sehqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

“400 euro për operim” – qytetari akuzon për ryshfet në QKUK, institucioni mohon të ketë pranuar ankesë

“400 euro për operim” – qytetari akuzon për ryshfet në QKUK, institucioni mohon të ketë pranuar ankesë

Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, u rrëmbye gjatë luftës

Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, u rrëmbye gjatë luftës

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Vullnet a obligim: Deputetët para procesit për zgjedhjen e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën