TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konflikti në Lindje të Mesme rrit çmimet e derivateve në Kosovë, Shoqata e Naftëtarëve bën thirrje për qetësi

Shpërthimi i konfliktit në Lindje të Mesme ka ndikuar që të rriten çmimet e derivateve në Kosovë. Nga Shoqata e Naftëtarëve u bë thirrje që të mos krijohet panik

by Doresa Geci
4 muaj ago
0 0
A A

Po vjen këtu për ta mbushur veturën si rregullisht.

Por këtë herë, këtij qytetari po i duhet që të paguajë më shtrenjtë.

Kjo pasi shpërthimi i konfliktit në Lindje të Mesme, ka bërë që çmimi i një litër naftë të rritet.

Për dizell, çmimi varion nga 1 euro e 23 e deri në 1 euro 35 cent, kurse të benzinës nga 1 euro e 24 cent e deri në 1 euro e 34 cent.

Këtë shtrenjtim, po e shohin të pritshëm vetë shoferët.

“Si ka filluar lufta u prit ngritja e çmimit, sidomos në mbylljen e kanalit të Hormuzit, rritet çmimi i naftës, e rriten të gjitha çmimet që vijnë prej prodhimet të naftës”, u shpreh një qytetar.

“Te na nuk ka befasi, gjithçka ndodh e këta e gjejnë gjithmonë një arsyetim, ne kemi dëgjuar para disa ditëve që kanë me u rrit çmimet e naftës sepse ia nisën disa lufta të reja”, ka thënë  qytetari tjetër

Ndonëse çmimet janë rritur, vlerësohet se qytetarët nuk kanë nevojë të panikosen.

“Çdo problem në korridorin e Hormuzit, reflektohet në tregjet globale dhe reflekton edhe te ne në Kosovë. Këtë korridor e kanë kaluar me qindra anije në ditë, po tash nuk kalojnë jo më shumë se 4 deri në 5 në ditë dhe ato me rrezikshmëri te madhe. Qytetarët nuk kanë nevojë për panik se derivate në Kosovë ka mjaftueshëm dhe shpresojmë se do të arrihet një marrëveshje paqe dhe do të stabilizohet tregu i naftës në tërë globin”, ka thënë Berjani.

Por si erdhi deri te rritja kaq e shpejt e çmimit të naftës dhe derivateve të tjera?

“Nuk them që kemi mashtrime, por kemi frikë. Për arsye sepse tregjet tona, respektivisht bizneset tona, nuk kanë rezerva të mëdha të naftës, prandaj çdo luhatje reflektohet me shpejtësi të madhe te ne dhe normalisht që ngriten çmimet”, u shpreh Smajli.

Madje sipas Smajlit, shtrenjtimi i këtyre lëndëve të djegies do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve tjera.

“Çdo ngritje e çmimit të naftës është ngritje e zinxhirit të çmimeve të tjera, sidomos produkteve që prodhohen në Kosovë. Kjo sepse procesi i prodhimit, vetë transportit e tjerë janë indikatorë të cilët e shtojnë çmimin, respektivisht, koston e produktit”, ka thënë tutje Smajli.

Pas ngritjeve të çmimeve të derivateve, nga Ministria e Industrisë kanë njoftuar se janë duke monitoruar këtë rritje përmes inspektimeve të përditshme ndaj operatorëve ekonomikë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Mitrovicë, nisin hetimet

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Vdes një person në Kamenicë pasi dyshohet se u rrokullis me traktor

Nis numërimi i votave me postë, KQZ vazhdon procesin e përfundimit të rezultateve

Tetë kandidatë të LVV-së në mesin e dhjetë më të votuarve për deputetë

Komuna e Mitrovicës vazhdon aksionin ndaj ndërtimeve që nuk respektojnë lejet ndërtimore

Nuk siguroi ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi

Nuk siguroi ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi

Ligjvënësit evropianë i kërkojnë Shqipërisë të ndalojë ndërtimin e projektit të lidhur me Kushnerin

Ligjvënësit evropianë i kërkojnë Shqipërisë të ndalojë ndërtimin e projektit të lidhur me Kushnerin

MPB dhe ASK me aksion të gjerë antiterror në Shkup, pesë persona nën hetim

MPB dhe ASK me aksion të gjerë antiterror në Shkup, pesë persona nën hetim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën