TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punonjësi i ZPS-së dëshmitar në gjyqin e Thaçit

Një punonjës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka nisur dhënë sot dëshminë e tij, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë. Ai konfirmoi se prokuroria i mbante të informuar dëshmitarët në lidhje me ecurinë e gjyqit të katërshes së UÇK-së.

by Florijeta Dernjani
2 muaj ago
1 0
A A

Ka filluar radha e dëshmitarëve të parë në gjyqin e dytë ndaj Hashim Thaçit.

Ai bashkë me të akuzuarit e tij, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj e Hajredin Kuçi, betejën me Zyrën e Prokurorit të Specializuar për akuzat për pengim të drejtësisë, e nisën pikërisht me një punonjës së kësaj zyre.

Në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur, punonjësi i ZPS-së tregoi se të gjitha hetimet që kjo zyre ka bërë nën pretendimet për ndëryrhje në drejtësi, lidheshin me çështjen për krime lufte, me të akuzuar, Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.

“Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë, unë nuk e dija se sa çështje në fakt do të materializoheshin për pengim të drejtësisë, si përfundim patëm vetëm tre çështje për pengim dhe unë nuk mund të ua specifikoj ju sa burime kemi pasur ne për çështjen 10, 12 apo 11. Edhe të gjitha këto ishin të ndërlidhura me çështjen 06”, tha dëshmitari.

Ai u mor në pyetje nga mbrojtja e Thaçit, e cila kërkoi konfirmime në lidhje me personat e intervistuar nga prokuroria.

“A është e saktë që zotëri Rrustem Mustafa dhe zotëri Bislim Zyrapi janë intervistuar nga ZPS-ja lidhur me ndërhyrjen e pretenduar?, pyeti  Sophie Menegon-avokate e Thaçit.

“Po, jam në dijeni”, u përgjigj dwshmitari

Dëshmitari konfirmoi se Zyrapi kishte pranuar që të intervistohej nga ZPS-ja.

“A pajtoheni me mua që vet zotëri Zyrapi publikisht ka pranuar që të intervistohej prej ZPS-së?”, pyeti avokatja.

“Po, pajtohem me ju”, tha dëshmitari.

Tutje, dëshmitari përmes përgjigjeve tregoi se dëshmitarët mbaheshin të informuar në vazhdimësi në lidhje me çështjen e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

“A është e vërtetë që dëshmitarët e çështjes 6-të kontaktoheshin rregullisht prej ZPS-së që të përditësoheshin në lidhje me ecurinë e çështjes së 6-të?”, ishte pyetja e avokates.

“E saktë”, tha dëshmitari.

Pyetja e avokates. Për shembull ZPS-ja synonte t’i thërriste ata?

Dwshmitari u përgjigj me “Po”

“Pra, ata janë kontaktuar për tu informuar se kur do të fillonte çështja, gjykimi i ZPS-së, kur pritej?”, pyeti avokatija.

“E saktë”, u përgjigj dëshmitari.

Të martën, gjyqi do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të dytë në këtë çështje.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bie çmimi global i naftës

Nafta më lirë se dje, MINT publikon çmimet e derivateve për sot

KQZ hap regjistrimin për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale 2025 – afati nis më 23 korrik

KQZ mban sot mbledhjen e radhës, në rend dite regjistrimi i një partie të re

Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

OVL-UÇK thërret konferencë për media sot

​27 vjet nga Masakra e Poklekut dhe Çikatovë të Vjetër

​27 vjet nga Masakra e Poklekut dhe Çikatovë të Vjetër

Bie çmimi global i naftës

Nafta më lirë se dje, MINT publikon çmimet e derivateve për sot

KQZ hap regjistrimin për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale 2025 – afati nis më 23 korrik

KQZ mban sot mbledhjen e radhës, në rend dite regjistrimi i një partie të re

Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

OVL-UÇK thërret konferencë për media sot

​27 vjet nga Masakra e Poklekut dhe Çikatovë të Vjetër

​27 vjet nga Masakra e Poklekut dhe Çikatovë të Vjetër

​Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë viziton Kosovën

​Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë viziton Kosovën

Tragjedia në Malishevë – Dalin detaje të reja nga vendi i ngjarjes

Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit në shkollën e dy nxënësve

Fjala përfundimtare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt jepet më 17 prill

Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fjalët përfundimtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën