TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sot BE-ja pritet t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës

by TËVË 1
3 orë ago
1
A A
Hungaria merr kryesimin e BE-së

Selia e Bashkimit Evropian në Bruksel

Ka pritje reale që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Kështu paralajmërojnë jozyrtarisht burime nga Brukseli, të cilat madje përmendin këtë të hënë si datë orientuese kur mund të merret vendimi përfundimtar.

Siç mësohet jozyrtarisht, në nivel të Komisioni Evropian janë përfunduar të gjitha procedurat vendimmarrëse që i përkasin këtij institucioni. Ka mbetur vetëm mbajtja e takimit të përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së, të ngarkuar me çështjet e rajonit.

Në këtë takim, i cili pritet të mbahet sot, pritet të miratohet heqja e masave ndaj Kosovës.

Masat janë vendosur në vitin 2023. Një vit më vonë, ish-shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e tyre, por u deshën mbi 18 muaj që vendimi të formalizohej.

Ndërkohë, mbi 400 milionë euro asistencë financiare evropiane u bllokuan që nga ai moment. Në fund të vitit 2025 u hoq gjysma e këtyre masave financiare, ndërsa tani mbetet të zhbllokohet edhe pjesa tjetër, shkruan RTK.

Në kuadër të masave ndëshkuese ishte përfshirë edhe suspendimi i takimeve bilaterale të zyrtarëve evropianë me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, përveç rasteve kur organizoheshin takime me karakter rajonal.

Ndërkohë, Kosova është vendi të cilin komisionerja për zgjerim, Marta Kos, ende nuk e ka vizituar. Ajo planifikon të zhvillojë një vizitë në Kosovë gjatë këtij muaji. Plani ideal, sipas zyrtarëve evropianë, do të ishte që këtë vizitë ta shfrytëzojë për të komunikuar lajmin për heqjen e masave. /teve1.info/

Tags: BEmasat ndëshkuese të BE-sëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

Rriten çmimet e naftës në Kosovë

Osmani pret në takim Peleshin

Osmani pret në takim Peleshin

Brenda një jave, Policia e Pejës sekuestron armë e municion – disa të dyshuar në hetim

Brenda një jave, Policia e Pejës sekuestron armë e municion – disa të dyshuar në hetim

Teherani pretendon se ka goditur drejtpërdrejt zyrën e Netanyahut

Zhegrova po shkëlqen te Juventusi

Zhegrova po shkëlqen te Juventusi

De Bruyne rikthehet në stërvitje, gati për Torinon

De Bruyne rikthehet në stërvitje, gati për Torinon

Osmani pret në takim Peleshin

Osmani pret në takim Peleshin

Brenda një jave, Policia e Pejës sekuestron armë e municion – disa të dyshuar në hetim

Brenda një jave, Policia e Pejës sekuestron armë e municion – disa të dyshuar në hetim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën