Gjashtë zyrtarë policorë në Gjakovë të mërkurën janë suspenduar nga puna.
Kjo për shkak se të njëjtit dyshohet se kanë keqpërdorur autoritetin zyrtar duke tejkaluar përdorimin e forcës ndaj një personi brenda stacionit policor.
Rekomandim të njëjtë Inspektorati Policor i Kosovës bëri të mërkurën edhe për dy policë tjerë në Gjilan.
Suspendimet e shpeshta të tyre, po shihen shqetësuese për një nga ish-drejtorët e Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.
“Komunikimi me qytetarët duhet të jetë me një tolerancë, një mirëkuptim dhe për një kundërvajtje të lehtë, një kundërvajtje në trafik nuk ka nevojë që ajo të përfundojë me prangim të personit dhe arrestim të personit apo edhe përdorim të ndonjë force sepse rezistenca nëse është rezistenca gojore, nëse dikush e kundërshton tiketën nuk pajtohet me tiketë nuk është e thënë që duhet tëp rangoset dhe të mirren masa më të ashpra ndaj tij”, shprehet Maliqi.
Sipas tij, pasi që rastet më të shumta të suspendimit janë te gjeneratat e reja të policëve, rithekson se nevojitet periudhë më e gjatë e trajnimit të tyre.
“Tre muaj shumë pak kanë mundësi që me punu me ta dhe tash t’i aftësojnë ata t’i përgatisin ata se si duhet të trajtohen qytetarët, si duhet të komunikojnë me qytetarët, si duhet të bashkëpunojnë me qytetarët. Besoj se kohëzgjatja e trajnimit ndoshta kish me i kushtu rëndësi pak më të madhe komunikimit me qytetarë, ndaljet e qytetarit, arrestimet e qytetarit, komunikimin e kundërvajtjes”, thotw ish-drejtori i PK-së.
Ish-shefi i hetimeve të IPK-së, vlerëson se raste të tilla duhet trajtuar me seriozitet dhe se dëmton edhe imazhin e Policisë.
“Raste të tilla nuk i duhen Policisë së Kosovës, po ashtu vlerësoj se Policia është një nga institucionet më të besuara, rastet e tilla veç e dëmtojnë imazhin e Policisë së Kosovës. Andaj problemi qëndron në mungesën e trajnimeve të nevojshme sa i përket përdorimit të forcës dhe qasjëes apo komunikimit me qytetarë për tëcilën ka nevojë Policia e Kosovës sepse është pika kyqe kur vjen deri te tejkalimi i një rasti të tillë”, thotw Jetullah Aliu.
Në një reagim të premten, Sindikata e Policisë së Kosovës e ka konsideruar të ngutshëm dhe joadekuat vendimin për suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë në Gjakovë.
Përmes një reagimi, Sindikata ka shprehur se suspendime të tilla dëmtojnë rëndë institucionin e Policisë
Tëvë1 ka kërkuar nga IPK numrin e zyrtarëve policorë të suspenduar gjatë vitit të kaluar, por që nuk ka marrë përgjigje.






