Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka dënuar sulmet e Iranit në zonat cilivile në Jerusalem dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe bazave ushtarake amerikane.
Ai ka thënë se Kosova mbështet ShBA-në dhe partnerët.
“I dënoj fuqimisht sulmet e regjimit iranian kundër bazave ushtarake amerikane dhe vendeve tona partnere në Lindjen e Mesme. Sulmet e sotme në zonat civile në Jerusalem, të cilat vranë të paktën 9 persona, si dhe sulmet pa dallim që synojnë zonat tregtare dhe banesore në Emiratet e Bashkuara Arabe, tregojnë një shpërfillje të pamatur për jetët e pafajshme dhe stabilitetin rajonal. Kosova qëndron fort me aleatët tanë amerikanë dhe partnerët tanë në rajon kundër veprimeve që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Konjufca në X.






