TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Macron kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve ndaj Iranit

by Tëvë1
8 muaj ago
2
A A
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të hënën pas sulmeve të Izraelit në Iran

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ndaj Iranit dhe hakmarrjes së Teheranit.

Macron theksoi se përshkallëzimi i situatës duhet të ndalet, pasi kjo përbën një rrezik të madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Franca po kërkon një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,” shkroi Macron në një postim në “X”.

Ai paralajmëroi se intensifikimi i konfliktit mund të sjellë pasoja të rënda dhe se kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur një shpërthim të plotë të luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit.

Macron gjithashtu njoftoi se Franca është e gatshme të angazhojë burimet e nevojshme për të mbrojtur partnerët e saj më të ngushtë, nëse ata e kërkojnë këtë.

Ai u shpreh se ka kontakte të ngushta me partnerët dhe miqtë evropianë të Francës në Lindjen e Mesme, duke theksuar se Franca ka baza ushtarake në rajon, përfshirë në Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordani, të cilat u sulmuan nga raketat iraniane të shtunën.

Tags: Emmanuel MacronfrancaIranIzraelTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama përsëritë thirrjen për dialog

Rama përsëritë thirrjen për dialog

​Dita e 20-të e protestës, nis marshi drejt Kryeministrisë në Tiranë

​Dita e 20-të e protestës, nis marshi drejt Kryeministrisë në Tiranë

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

Gruaja nga Peja kërkoi mbrojtje para vrasjes, institucionet premtojnë hetim të plotë

Tentim vrasje në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person, nuk përfilli urdhrin e gjykatës dhe ushtroi dhunë ndaj një gruaje

Rama përsëritë thirrjen për dialog

Rama përsëritë thirrjen për dialog

​Ylli i Juventusit zbulon bisedën me Zhegrovën para ndeshjes me Napolin

​Ylli i Juventusit zbulon bisedën me Zhegrovën para ndeshjes me Napolin

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

​37-vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

​37-vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Grupi Punues për strategjinë shtetërore do të marrë parasysh deklaratën e Kuvendit

​Rasti i Arlinda Zekajt, sot nis hetimi parlamentar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën