TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maqedonci tregon se kur do të zbarkojnë trupat e FSK-së në Gaza

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
Maqedonci tregon se kur do të zbarkojnë trupat e FSK-së në Gaza

Ministria e Mbrojtjes është në fazën e analizës përfundimtare se çfarë trupash të Forcës së Sigurisë do të zbarkojnë në Gaza.

Ministri, Ejup Maqedonci thotë për KosovaPress se do të ketë një kombinim të kapaciteteve, meqë sipas tij nuk do ketë vetëm tipike ushtarake por edhe me deminim dhe kërkim-shpëtim. Ai nënvizon se pjesëmarrja e Kosovës në Forcën Stabilizuese për Gazën është një vendim strategjik për vendin, pavarësisht rrezikut që mund të paraqitet.

“Aktualisht, kur po flasim, jemi në fazën, mund të themi, të analizës përfundimtare se me çfarë trupash do të dislokohemi në, mund të themi, në Lindjen e Mesme për operacionin në kuadër të forcës stabilizuese. Bashkë me komandantin e FSK-së, jemi në fazat e fundit të përcaktimit për kapacitetet. Mirëpo, çka mund të them këtu është që do të kemi një kombinim të kapaciteteve, nuk do të ketë vetëm kapacitete tipike ushtarake, por nuk do të ketë as vetëm kapacitete tipike që kanë të bëjnë me deminim, me kërkim-shpëtim. Pra, do të jetë një kombinim. Mirëpo, ende jemi në pritje, mund të themi, të analizave, por edhe të një koordinimi përfundimtar me komandantin e forcës stabilizuese, gjeneralin amerikan, për të ardhur në përfundim se çfarë kapacitete do të kemi”, thotë ai.

Sipas tij, pas miratimit të marrëveshjes në Qeveri dhe Kuvend, FSK-ja do të dërgojë disa njësi në Gaza për vlerësim të aspektit të rrezikut, duke marrë parasysh se në ky territor ende është një luftë aktive.

“Unë vlerësoj që është me të vërtetë një vendim strategjik i Republikës së Kosovës ideja për të zbarkuar me trupa në Gaza, po mendoj në Lindjen e Mesme, sepse tanimë në këtë periudhë kur po flasim janë duke u shqyrtuar edhe aspekti i bazave se ku do të jenë atje… Normalisht që ne bëjmë edhe vlerësimin e rrezikut. Ne do të kemi njësi që do t’i dërgojmë për vlerësim të aspektit të rrezikut. Mirëpo, ne edhe jemi të gatshëm të marrim rrezik mbi vendimet tona… Unë besoj që brenda këtyre javëve ne do të kemi propozimin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, për të marrë vendimin politik, i cili pastaj me miratim, pra me miratimin e shumicës së deputetëve, shndërrohet në autorizim për pjesëmarrje në operacion jashtë vendit. Dhe hapi i fundit është autorizimi i presidentes bazuar në dy vendimet për të dërguar FSK-në pra jashtë vendit”, shton Maqedonci.

I pyetur se kush i ka meritat për pjesëmarrjen e FSK-së në Forcën Stabilizuese në Gaza si dhe anëtarësimin në Bordin e Paqes, Maqedonci tha se arritjet shtetërore të Kosovës janë meritë e të gjitha institucioneve.

Por, sqaron se ky dhe kryeministrit Albin Kurti janë angazhuar për pjesëmarrje në Forcën Stabilizuese në Gaza i cili po ndërtohet bazuar në rezolutën e OKB-së. Ndërkaq, shton se Bordi i Paqes është një iniciativë e ShBA-së që merret më shumë me administrimin politik të paqes dhe sigurisë në botë.

“Unë vlerësoj që në këtë pjesën e arritjeve në nivel shtetëror, meritat janë të të gjitha institucioneve, pikë së pari të qytetarëve të Kosovës dhe orientimit tonë euro-atlantik. Kurse, te, mund të themi, ajo sqarimi i rolit, kjo Forcë Stabilizuese, e thashë edhe njëherë, është një forcë e cila po ndërtohet duke iu referuar një rezolute të OKB-së, pra të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Përderisa Bordi i Paqes është një iniciativë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërtuar, mund të themi, atë institucionin e administrimit politik të paqes dhe sigurisë në botë… Besimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë vlerësoj që para së gjithash është besim në institucionet e vendit tonë, është besim në demokracinë tonë, besim në orientimin tonë të palëkundur euro-atlantik, besim në partneritetin që kemi ndërtuar ndër vite me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastaj puna individuale e secilit prej nesh është njëfarë forme ushqim i këtij besimi. Dhe vlerësoj që është me të vërtetë një arritje kolektive, një arritje e institucioneve, e qytetarëve të Kosovës dhe kjo po shfaqet me besimin që SHBA-të kanë”, deklaron ai.

Krahas kësaj, Maqedonci shpjegon edhe faktin interesant se si ushtria e Kosovës po merr pjesë në ruajtjen e paqes në Gaza, ndërsa në Kosovë këtë punë e kryejn trupat të KFOR-it.

Ai thotë se një gjë e tillë është e rregulluar me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por shton se ndërtimi i kapaciteteve të FSK-së do të bëjë që viteve në vijim të ketë një dialog me NATO-n rreth çështjes së kompetencave dhe përgjegjësive të sigurisë në Kosovë.

“Po, kjo shpjegohet për faktin që ende kemi në vend një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, rezolutën 1244, normalisht deri më tani e pashfuqizuar dhe që ka mandatuar NATO-n që të ketë një trup në Republikën e Kosovës. Unë nuk po e them që nuk është e nevojshme që të kemi një trup të tillë në Republikën e Kosovës, mirëpo ne me kohën, pra gjatë këtyre viteve, krahas konsumimit të sigurisë, ne kemi ndërtuar kapacitetet tona që të jenë të afta për të eksportuar siguri jashtë vendit dhe unë vlerësoj që në vitet në vijim ne do të kemi një dialog më serioz dhe më të thellë me NATO-n rreth çështjes së kompetencave dhe përgjegjësive të institucioneve të sigurisë në Kosovë, duke përfshirë Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila çdo ditë e më tepër është duke marrë karakterin e një force me të vërtetë profesionale, kredibile dhe të aftë që të jetë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për paqe dhe siguri”, thekson ministri Maqedonci.

 

Tags: Ejup MaqedonciFSKGazaTeve1trupat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Kosova qëndron pa mëdyshje pranë SHBA-së pas sulmeve ndaj Iranit

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin iranian falë Donald Trumpit

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Kosova qëndron pa mëdyshje pranë SHBA-së pas sulmeve ndaj Iranit

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

Ndryshim i madh për WhatsApp – vjen opsioni që përdoruesit e kanë pritur prej kohësh

Ndryshim i madh për WhatsApp – vjen opsioni që përdoruesit e kanë pritur prej kohësh

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të hënën pas sulmeve të Izraelit në Iran

Macron kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve ndaj Iranit

Pse disa njerëz kanë shumë nishane

Pse disa njerëz kanë shumë nishane

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin iranian falë Donald Trumpit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën