TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A po kërkon Trump nga Serbia njohjen e Kosovës?

Një vizitë e ministrit të jashtëm serb, Marko Gjuriq në Uashington, ka nxitur debat. Kjo për shkak se ish-ambasadori serb në SHBA, Nebojsha Vujoviç, po pretendon se në Uashington sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, e njoftoi Gjuriqin për një plan të SHBA-së i cili parasheh që Serbia ta njoh Kosovën.

by Fetije Kamberi
3 orë ago
2 0
A A

Para tri ditësh, njoftoi se e takoi sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, tha se me Rubion diskutuan për marrëdhëniet e mira të Serbisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, dikush po pretendon se Gjuriq nuk po e tregon të vërtetën e plotë të bisedave me sekretarin amerikan të shtetit.

Ish-ambasadori i Serbisë në Amerikë, Nebojsha Vujoviç ka deklaruar për mediat serbe se në këtë takim, Rubio e informoi Vuçiqin se përmes një marrëveshje, SHBA-të së shpejti do ta detyrojnë Serbinë që ta njeh pavarësinë e Kosovës.

“Gjuriq u ftua në Uashington në mënyrë që Rubio, në emër të qeverisë amerikane dhe Presidentit Donald Trump, ta prezantonte atë me marrëveshjen e fshehtë detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky ishte qëllimi kryesor i ftesës së Gjuriqit në Uashington. Çdo ditë, hap pas hapi, Serbia po i afrohet formalizimit dhe njohjes zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur”,  u shpreh Vujoviç.

Këto pretendime të Vujoviç i ka hedhur poshtë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Megjithatë, sipas politologut Melazim Koci, deklarimet e Vujoviçit nuk mund të hidhen lehtë poshtë.

“Nuk kam siguri të them që diçka e tillë do të ndodhë por nuk e përjashtoj. Nuk e përjashtoj për një fakt shumë të thjeshtë, kjo është pikërisht logjika tipike e veprimit të administratës Trump. Nuk e preferojnë multilateralizmin, pra bashkëpunimin me Bashkimin Evropian për ta detyruar ose për ti kërkuar diçka Serbisë, po thjeshtë si në rastin e marrëveshjes së Uashingtonit bëjnë nisma vetjake pa ndërmjetësim të dikujt tjetër dhe nuk e përjashtoj mundësinë që në tavolinën e Serbisë të jetë një kërkesë e tillë e SHBA-së që të njohin Pavarësinë e Kosovës në një afat shumë të shkurt, ose në të kundërtën do të penalizohen, e për çka saktësisht nuk mund të dijë, por Vuciq aktualisht Vuciq e ka pushtetin shumë të pasigurt”, shprehet Koci.

Nëse kjo ndodhë, Koci thotë se mund të ketë edhe një detyrim për Kosovën.

“Në marrëveshjen e Uashingtonit të cilën e ka nënshkru Hoti nuk ka pasur Asociacion dhe kjo pak është hetu në opinion, dhe tani do të ketë apo jo? Nesë po, atëherë cfarë Asociacioni do të kërkojnë”, tha ai.

Një vlerësim tjetër për ngritjen e kësaj teme, e ka profesori Basri Muja.

Ai thotë se në këtë mënyrë po tentohet që t’i vazhdohet pushteti, Aleksandar Vuçiqit.

“Mendoj se mund të kenë ndodhur takimet të tilla porse nuk besoj që ka dicka substanciale. Për shkak që Serbia këtë vit është në vit zgjedhor, diku ka fundi i vitit në vjeshtë atje do të ketë zgjedhje edhe parlamentare edhe presidenciale dhe në vitet zgjedhore partitë politike nuk marin vendime të mëdha për shkak të opiononin.. Dhe përmendja e Kosovës në këtë fazë është për konsum të brendshëm për shkak që përmes deklaratëve të tilla tentohet të ngritet Vuciqi, partia e tij, e cila duket se pas protestave një vjeçare nuk qëndron mirë”, vlerwson Muja.

Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim të ri nga ish ambasadori serb në SHBA, Nebojsha Vujovic por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Buja: Krasniqi figurë unifikuese, do të pranohej për president edhe nga LVV e Vjosa Osmani

Buja: Krasniqi figurë unifikuese, do të pranohej për president edhe nga LVV e Vjosa Osmani

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

Hoti: Ngjarje si “Epopeja e UÇK-së” duhet në na gjejnë të bashkuar

Hoti: Ngjarje si “Epopeja e UÇK-së” duhet në na gjejnë të bashkuar

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën