TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​OVL-UÇK refuzon ftesën e Këshillit: Qasja e tyre s’la rrugë për bashkëpunim

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

Në Këshillin Shtetëror për 28 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, i mbajtur të martën, është propozuar që të enjten në mbledhjen e radhës t’u dërgohet edhe një ftesë shoqatave të dala nga lufta, pasi që është ngritur si çështje nga nënkryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Rreth kësaj ftese të dytë për OVL-UÇK-në, nënkryetari i saj, Gazmend Syla tha për KosovaPress se nuk do të marrin pjesë për shkak se qasja që kanë pasur, nuk ka lënë rrugë për bashkëpunim.

Syla komentoi edhe ftesën zyrtare që iu është dërguar OVL-UÇK, pas intervistës të realizuar të hënën në KosovaPress.

Sipas Sylës, ajo ftesë ishte në mënyrë urdhërore dhe jo një ftesë zyrtare.

Syla shtoi se OVL-ja si përfaqësuese e ushtarëve dhe veteranëve të luftës nuk i nënshtrohet askujt dhe se nuk janë vartës të asnjë ministrie.

“Pas publikimit të lajmit që ka dalë nga ju, ka reaguar ministria dhe ka dërguar një email në adresën tonë elektronike ku na bëhet njëfarë ftese. Ajo gjithçka mund të jetë, vetëm ftesë jo, njëfarë urdhërese, njëfarë emali urdhërues. Aty në fund shkruante: prania e domosdoshme. Nuk zbatojmë urdhrat e askujt. Ne ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht ne që i përfaqësojmë këta ushtarë këtu në organizatën tonë urdhrat i kemi zbatuar të komandantëve në kohë lufte, por pas lufte jo. Nuk jemi vartës të asnjë ministrie. Jemi organizatë e dalë nga lufta që përfaqësojmë vlerën më të ndritur që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Prandaj, emali ka qenë ofendues, nuk na kanë trajtuar me dinjitet. Po të kishim marrë një ftesë pozitive qysh ditën e parë kur është themeluar Këshilli nga Qeveria, sigurisht që do ta kishim trajtuar në organet tona udhëheqëse dhe me siguri që do të kishim deleguar ndonjë përfaqësues tonin”, tha Syla.

Në Këshillin që është mbajtur sot, nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka vërejtur mosprezencën e një anëtari nga shoqatat e dala nga lufta dhe e ka ngritur si çështje.

Syla për këtë tha se përmes Nurës duhet kuptuar sakrifica e secilit gjatë luftës për liri, pjesë e cilës janë djemtë e vajzat që përfaqësojnë këtë vlerë përmes shoqatave të dala nga lufta.

“Fadili është vetë luftëtar i UÇK-së dhe besoj që ka pasur të drejtë atë që e ka thënë edhe pse nuk e kemi këtë informacion. Për ne është lajm i mirë. Le ta kuptojë edhe ai Këshill, edhe shteti ynë, edhe të gjitha institucionet tona që mbas kësaj sakrifice që ka ndodhur gjatë luftës tonë për liri e pjesë e kësaj sakrifice janë këta djem e vajza që edhe përfaqësojnë këtë vlerë përmes shoqatave të dala nga lufta. Ata sot i udhëheqin këto institucione. Ata janë sot ulur nëpër ata kolltukë, besa me makina e me derivate, me të gjitha të mirat që i gëzon secili zyrtar qeveritar sot. Prandaj, pa respektimin e këtyre vlerave, nuk kanë kuptim as ato institucione”, tha Syla.

Syla komentoi edhe propozimin për një ftesë së dytë nga Këshilli Shtetëror.

Ai tha se nuk do të marrin pjesë, pasi veçse kanë krijuar Këshillin e tyre, por edhe sipas tij qasja institucionale ndaj OVL-UÇK, nuk lë rrugë për një bashkëpunim.

“Sa i përket ftesës së dytë që mund ta bëjnë ata, nesër kemi takim me kryetarët e degëve në të gjitha nivelet e vendit tonë ku do të diskutojmë. Njëra prej pikave të rendit të ditës është organizimi i Epopesë së UÇK-së. Në qoftë se do të vijë ajo ftesë, por qysh po shihet jo, nuk marrim pjesë për arsye se neve tashmë e kemi Këshillin tonë dhe jemi në fazën e përgatitjeve. Prandaj, qasja që këta kanë pasur, neve nuk na lë më rrugë që të bashkëpunojmë me ta”, shtoi ai.

Më 5,6 dhe 7 mars shënohet 28-vjetori i Epopesë së UÇK-së, ku ranë për liri familja Jashari në krye me Adem Jasharin.

Në përkujtimin e datave të rëndësishme për vendin, Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar Këshillin Shtetëror për Epopenë eUÇK-së, në të cilin nuk ishin të përfshirë shoqatat e dala nga lufta.

Si rrjedhojë, Organizata e Veteranëve të Luftës ka krijuar Këshillin e tij në krye me personalitete që kanë kontribuar në luftën për liri.

Tags: Epoepja e UÇK-seGazmend SylaOVL UÇKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 milion euro në Merdare, dyshohen për “shpëlarje të parave”

Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 milion euro në Merdare, dyshohen për “shpëlarje të parave”

Kurti i mbledh në takim ambasadorët e huaj, i njofton për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete

Kurti i mbledh në takim ambasadorët e huaj, i njofton për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete

Homazhe për Besnik Restelicën – heroi që zgjodhi vdekjen, por nuk i tradhtoi shokët

Homazhe për Besnik Restelicën – heroi që zgjodhi vdekjen, por nuk i tradhtoi shokët

Mirëpritet një emër për president nga familja Jashari

Mirëpritet një emër për president nga familja Jashari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën