TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Ish-Presidenti Thaçi dhe të akuzuarit tjerë të Hagës, janë përkrahur në vazhdimësi nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Mirëpo përkundër kësaj, Rama nuk ka marrë pjesë në asnjë prej marsheve në të cilat u kërkua drejtësi.

by Fetije Kamberi
2 muaj ago
1 0
A A

Tash e pesë vjet, urimin për 17 shkurt me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaëi e bën përmes telefonit.

Edhe këtë vit, Rama telefonatën e bëri nga Tirana në Hagë.

Gjatë bisedës ai i kërkoi edhe falje Thaçit që s’mund të bëj më shumë.

“Jam shqetësuar shumë me këtë historinë. Vëllai im të përqafoj fort, të du shumë. Më vjen shumë keq që s’bëj dot më shumë po..”, u shpreh Rama.

Emrin e ish-Presidentit Thaçi, Rama e ka përmendur shpesh. Poashtu, e ka vizituar në qelinë paraburgimit në Hagë.

Mirëpo, Rama nuk ka marrë pjesë në asnjë prej protestave në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së.

Madje, në Prishtinë erdhi një ditë para protestës, dhe refuzoi të përgjigjet se a e përkrahë marshin.

Analisti politik nga Tirana, Ben Andoni thotë se Rama më këto lëvizje po tregohet diplomat me perëndimin.

“Në teren është i kujdesshëm që të mos ishte prezent, edhe në Tiranë kur u bë një thirrje e madhe e UÇK-së  për hirë të vertetës morën pjesë personazhe afër zotëri Ramës, si kreu i grupit paralmentar të Partisë Socialiste ose individ të tjerë por nuk mori pjesë në ai dhe të themi individët që duan të mbajnë marrëdhënie të mira me autoritetet ndërkombëtare, besoj që është levizje thjesht diplomatike që ai është munduar të justifikoj edhe më këtë që nuk ka qenë në Tiranë por në udhëtim per Uashington”, thotë Andoni.

Pavarësisht mungesës, veteranët tregojnë se kryeministri shqiptar në vazhdimësi i mbështet ata.

“Zotëri Rama prej fillimit është marrë me krerët e UCK-së, i ka pase disa iniciativa, qoftë rezolutën në Këshillin e Evropës, pastaj edhe rezolutën e fundit që e mori në Kuvendin e Shqipërisë dhe pos asaj ka qenë disa herë në vizita në Hagë, i ka vizitu krerët atje dhe dmth e ka mbeshtet cdo iniciativë kundër kësaj gjykate, qoftë edhe përmes protestave sepse e ka pa të padrejtë sic e kemi parë edhe ne, mirëpo pjesëmarrja e tij në protestë nuk e di pse nuk ka ndodhë, po besoj ju para 3/4 ditë e keni pasë në Prishtinë, nuk e di a iu ka shtru si pytje, por e rëndësishme është se në anën tjetër e ka mbështet shumë mbrojtjen e vlerave të UÇK-së”, ka thënë Xhevdet Qeriqi – kryetar i shoqatës së invalidëve të luftës së UÇK-së

Në mbështetje të Ramës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar edhe një deklaratë në përkrahje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ukshini: Konjufca do të ishte president më i mirë se Osmani

Ukshini: Konjufca do të ishte president më i mirë se Osmani

Spahiu: Kurti po ul “pazarin” për presidentin, opozita s’ka interes për bashkëqeverisje

Spahiu: Kurti po ul “pazarin” për presidentin, opozita s’ka interes për bashkëqeverisje

“Ma kanë drejtu atë kondakun jam rrëzu jam alivanosë”, rrëfim nga Skenderaj për të bëmat e Dejan Peleviq që u arrestua për krime lufte

“Ma kanë drejtu atë kondakun jam rrëzu jam alivanosë”, rrëfim nga Skenderaj për të bëmat e Dejan Peleviq që u arrestua për krime lufte

Policia Kufitare ndalon kontrabandën me shpezë në magjistralen Preshevë–Gjilan

Bayern fiton finalen e parakohshme, eliminon Realin

Bayern fiton finalen e parakohshme, eliminon Realin

Arsenali mbron nderin e anglezëve në Ligën e Kampionëve

Arsenali mbron nderin e anglezëve në Ligën e Kampionëve

Emisioni “Info Nata” 15.04.2026

Emisioni “Info Nata” 15.04.2026

Policia Kufitare ndalon kontrabandën me shpezë në magjistralen Preshevë–Gjilan

Policia Kufitare ndalon kontrabandën me shpezë në magjistralen Preshevë–Gjilan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën