TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Veteranët e UÇK-së kërkojnë ndryshimin e ligjit: Pensioni t’u njihet edhe atyre që punojnë në sektorin publik

Ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të cilët punojnë në sektorin publik nuk gëzojnë pensionet e veteranit. Kjo po shihet si padrejtësi nga OVL e UCK-së, e edhe nga njohës të ligjit. Prandaj ata kërkojë që kjo legjislaturë të ndryshojë nenin i cili ua pamundëson një gjë të tillë.

by Doresa Geci
2 muaj ago
16 1
A A

Gjatë kohës kur u bë thirrje për mbrojtje të vendit, ishin në front të luftës.

Por tani në liri, ata nuk po i gëzojnë benefitet për kontributin e dhënë para afër 30 vitesh.

Ish ushtarët e UÇK-së, që punojnë në sektorin publik nuk mund të marrin pensionin si veteran i luftës.

Ndonëse tash e një kohë, një gjë e tillë u lejohet atyre që punojnë në sektorin privat.

“Në vitin 2014 është hequr kufizimi që në sektorin privat  në rast që je i punësuar të merret pensioni, ndërkohë ka mbetur kufizimi sa i përket punësimit në sektorin publik. Ky është dallim në trajtim, është trajtim i pabarabartë, në mes të veteranëve dhe një gjë e tillë do të duhej të ndryshohej nga Kuvendi i Kosovës”, tha Naim Jakaj nga IKD-ja.

Të padrejtë këtë po e quajnë edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne prej momentit që është nxjerr Ligji e kemi kundërshtuar këtë padrejtësi që u është bërë veteranëve, qoftë atyre në sektorin publik, qoftë atyre në sektorin privat. Tash është një premtim i kryeministrit Albin Kurti që të përfshihet të cilët punojnë sektorin privat ta gëzojnë pensionin, por veteranët që punojnë në sektorin publik jo, gjë që është e padrejtë”, tha Xhevdet Qeriqi nga OVL e UÇK-së.

E nga OVL e UÇK-së bënë të ditur se do të kërkojnë që të ndryshohet ligji.

“Në takim me z. Kurti kemi kërkuar mu përfshi të gjithë veteran, nuk është mirë me iu mohu dikujt vetëm pse punon në sektorin publik. Mund të kërkojë edhe nga grupet punuese që të përfshihen edhe veteranët  që punojnë në sektorin publik. Pasi do të ndodh plotësim nga grupet punuese të Qeverisë dhe në këtë rast, kisha kërkuar që mos me iu mohu kjo e drejtë”.

Ndryshimi i nenit i cili iu pamundëson veteranëve të cilët punojnë në sektorin publik, sipas IKD mund të bëhet brenda muajit.

“Si IKD vlerësojmë që nuk duhet punë shumë e madhe por vetëm të ndërrohet një nen te Ligji për veteranë, në mënyrë që të hiqet ky dallim në trajtim të veteranëve, pra të hiqet kufizimi që veteranët në sektorin publik të mos e gëzojnë pensionin e veteranëve siç përcaktohet me ligjin për veteranët sipas tre kategorive”, deklari Jakaj.

Në vitin 2025, Gjykata Supreme ka shfuqizuar nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së të cilët punojnë në sektorin privat të përfitojnë pensionin.

Share2Tweet2

Postime të ngjashme

Gërvalla premton reforma të vazhdueshme në drejtësi dhe forcim të shtetit të së drejtës

Gërvalla premton reforma të vazhdueshme në drejtësi dhe forcim të shtetit të së drejtës

“Filloi lufta..” – shfaqën pamje të terroristeve serb e biseda nga nata kritike e sulmit terrorist në Banjskë

“Filloi lufta..” – shfaqën pamje të terroristeve serb e biseda nga nata kritike e sulmit terrorist në Banjskë

Pa njoftim nga Abdixhiku, Gaxherri mbetet jashtë Kryesisë së LDK-së: Nuk jam njoftuar për largimin

Pa njoftim nga Abdixhiku, Gaxherri mbetet jashtë Kryesisë së LDK-së: Nuk jam njoftuar për largimin

“Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi”- Kujtohen të pagjeturit dhe viktimat civile në Mitrovicë

Hoxha: Vëmendje e veçantë për situatën e shqiptarëve në Serbi

Hoxha: Vëmendje e veçantë për situatën e shqiptarëve në Serbi

Muriqi në garë për lojtar të muajit në La Liga

Muriqi në garë për lojtar të muajit në La Liga

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE po shkakton vonesa deri në tre orë, raportojnë aeroportet

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE po shkakton vonesa deri në tre orë, raportojnë aeroportet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën