TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si t’i mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale? Këshilla për prindërit

by TËVË 1
6 muaj ago
1
A A
Si t’i mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale? Këshilla për prindërit

Në çfarë moshe duhet të kenë qasje fëmijët në rrjetet sociale? A duhet t’i përdorin ato? A duhet t’i monitorojnë prindërit bisedat e tyre?

Prindërit, madje edhe disa adoleshentë, po shqetësohen gjithnjë e më shumë për efektet e përdorimit të mediave sociale. Ligjvënësit amerikanë kanë marrë parasysh këtë gjë dhe madje kanë mbajtur seanca të shumta në Kongres mbi sigurinë e fëmijëve në internet. Por edhe me unitetin e dukshëm dypartiak, krijimi i ligjeve kërkon kohë. Deri më tani, asnjë rregullore nuk ka kaluar.

Por çfarë duhet të bëjnë prindërit dhe adoleshentët ndërkohë?

Qëllimi i hyrjes në fuqi i Ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë në Internet të Fëmijëve në vitin 2000 në Shtetet e Bashkuara, ishte mbrojtja e privatësisë së fëmijëve në internet. Përmes këtij ligji kërkohet që faqet e internetit apo shërbimet në internet të përdorin politika të qarta të privatësisë dhe të marrin pëlqimin e prindërve përpara se të akumulojnë informacione personale për fëmijët e tyre.

Por kohët kanë ndryshuar dhe privatësia në internet nuk është më shqetësimi i vetëm. Fëmijët po përballen me ngacmime, përqeshje, rrezik për të zhvilluar çrregullime në të ngrënë apo edhe mendime vetëvrasëse, raporton “Associated Press”.

Për vite të tëra, ka pasur një lloj dakordimi midis prindërve, edukatorëve dhe ekspertëve të teknologjisë që fëmijët të mos kenë qasje në mediat sociale deri në klasën e 8-të, ose rreth moshës 13 ose 14 vjeçare.

Komunikimi dhe vendosja e kufijve

Një qasje më realiste dhe efektive ndaj mediave sociale, thonë ekspertët, është një fillim më i ngadaltë dhe më i qëllimshëm i përdorimit të tyre, e cila u jep fëmijëve informacionin që u nevojitet.

Natalie Bazarova, profesoreshë e komunikimit dhe drejtoreshë e “Cornell Social Media Lab”, këshillon prindërit që të kenë diskutime të hapura me fëmijët e tyre mbi rrjetet sociale sidomos mbi atë se si fëmija do ta trajtonte situatën kur dikush u kërkon ndonjë foto të tyren. Sipas Bazarovas prindërit nuk duhet t’u bëjnë pyetje të drejtpërdrejta fëmijëve të tyre si për shembull “Çfarë po bëni në Instagram?”, por duhet t’u qasen atyre me kuriozitet dhe interes.

Jean Rogers, drejtor i rrjetit jofitimprurës “Fairplay’s Screen Time Action” sugjeron që prindërit t’u bëjnë pyetje fëmijëve mbi atë se çfarë bëjnë në telefonin e tyre dhe të shohin se çfarë detaje është i gatshëm fëmija që të ndajë.

Rogers thotë se shumica e prindërve arrijnë sukses kur u marrin telefonat fëmijëve të tyre gjatë natës, për tua kufizuar përdorimin e tyre. Sipas Rogers kjo është një strategji e cila ka tendencë të funksionojë sepse fëmijët kanë nevojë për të pushuar.

Ekspertët po ashtu këshillojnë prindërit që t’u shpjegojnë fëmijëve të tyre se për çka e përdorin ata telefonin e tyre, në mënyrë që fëmijët ta kuptojnë se po e shfrytëzoni internetin për diçka të dobishme.

Mbikëqyrja prindërore

Shumë prej platformave të mediave sociale të tilla si Meta, ofrojnë mjete të mbikëqyrjes prindërore që i lejon prindërit që të vendosin limite kohore, të shohin se kë ndjekin ose kush i ndjek fëmijët e tyre dhe u lejon të gjurmojnë se sa kohë kalon fëmija i tyre i mitur në rrjetet sociale që Meta menaxhon.

Këto kontrolle prindërore nuk i sheh si të drejta zëdhënësi kryesore për çështjet e shëndetit publik në qeverinë e SHBA-së, Vivek Murthy. Ai thotë se është e padrejtë që prindërit të menaxhojnë atë që fëmijët e tyre bëjnë, si krijojnë miqësi dhe se si e përjetojnë botën e teknologjinë.

Tags: keshillarrjete socialeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

iPhone 18 bazë mund të mos prezantohet në shtator?!

iPhone 18 bazë mund të mos prezantohet në shtator?!

YouTube mbyll kanalet që shpërndanin video mashtruese me AL

YouTube ndryshon rregullat e shikimeve

Instagram ndryshon logon pas 10 vitesh, por përdoruesit reagojnë

Instagram ndryshon logon pas 10 vitesh, por përdoruesit reagojnë

Spotify merr masa kundër artistëve të rremë të krijuar nga AI

Spotify merr masa kundër artistëve të rremë të krijuar nga AI

Kurti: Solidariteti i Kosovës me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion

Kurti: Solidariteti i Kosovës me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion

Nënshkruajnë marrëveshje Sami Lushtaku dhe Fitore Pacolli për financimin e programeve të banimit në Skenderaj

Nënshkruajnë marrëveshje Sami Lushtaku dhe Fitore Pacolli për financimin e programeve të banimit në Skenderaj

“Taranto 2026”: Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut

“Taranto 2026”: Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut

Rizvanolli reagon lidhur me vagonët e riparuar në Serbi thotë se ka ndodhur edhe në vitin 2017

Rizvanolli reagon lidhur me vagonët e riparuar në Serbi thotë se ka ndodhur edhe në vitin 2017

Gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova në Shëngjin

Gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova në Shëngjin

“Arma ishte me leje, lëndimet ishin të rënda”, Nazmi Zogaj flet për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

“Arma ishte me leje, lëndimet ishin të rënda”, Nazmi Zogaj flet për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

Ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi deklaron se Kosova duhet ta ketë sa më shpejt një president

Ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi deklaron se Kosova duhet ta ketë sa më shpejt një president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën