Këtë javë, në Qendrën Nacionale të Xhudos po mbahet “Trajnimi i Trajnerëve”, për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të tyre. Ky trajnim zhvillohet në kuadër të programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”.
Trajnimi udhëhiqet nga trajnerët Nora Gjakova dhe Fatos Tabaku, ndërsa pjesëmarrës janë trajnerë nga të gjitha klubet e xhudos në Kosovë.
Përmes këtij programi synohet avancimi i aftësive profesionale të trajnerëve, përmirësimi i njohurive teknike dhe praktike, si dhe ngritja e standardeve dhe cilësisë së xhudos kosovare.
Ky program është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit









