Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në fjalën përfundimtare të tij, para Prokurorisë tha se nuk qëndron para tyre si një kriminel, por si njëri i kalitur nga luftërat.
Krasniqi ka thënë se gjatë qëndrimit në Hagë i është mohuar e drejta për të jetuar në liri, si një person i moshuar.
“Sot ndodhem në vitin tim të 16-të të burgimit vetëm pse luftova për liri dhe pavarësi. Qëndroj para jush jo si kriminel, sië e përshkruan aktakzua e Prokurorisë, por njeri i lindur dhe i kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor. Më janë mohuar të drejtat e njeriut. M’u mohua dhe m’u ndalua e drejta më njerëzore, e drejta për ta dashur hapur vendin tim. Për këto virtyte u prangosa më 4 nëntor 2020. Padrejtësia e këtij rasti u shkrua mbi vetë aktakuzën”, tha ai.






